SHPERNDAJ

Indrit Vokshi

Mehmet Shehu, pa u shpallur armik, ishte bir i shquar i popullit dhe i partisë (citoj Hoxhën kur e propozoi km). Kur u shpall armik, doli se qysh në 1939, kishte qenë agjent i CIA, UDB, KGB, rresht agjenturat. Pra Hoxha 25 vjet kryeministër kishte pasur një agjent armik. Ndaj kur i lexoj sot këto diskutimet që Topalli, Bode, Patozi, etj. shtyhen prej Ramës, dhe duke ditur që këta kanë qenë nënkryetarë dhe Sekretar i Përgjithshëm (nr.2) në PD, lind pyetja: Po 8 vjet me njerëzit e Ramës paska qeverisur ky Sali Berisha?! Kjo është mendësi e turpshme. E ndryshkur. Komuniste. Sigurisht, Ramës i intereson që të krijohet parti tjetër e drejtuar nga këta. Por edhe Bashës i ka interesuar që këta të mos jenë në PD. Tashti a iu përputhen interesat?
Logjika është kjo: PD nuk është mirë të përçahet. Nuk i leverdis askujt kjo, përveç pushtetit. Por nëse iu kërkojmë ktyne të mos krijojnë parti tjetër, duhet që kryetari i PD të bëjë pjesën e vet në gjetjen e konsensusit. Kjo është situatë e rrezikshme, jo shaka. Aq e rrezikshme sa s’mund të trajtohet duke ndezur bateritë e duke akuzuar gjithkënd si të Ramës. Të hyhet në negociata për bashkim. Nëse kryetari i PD nuk pranon sepse mendon se s’ia vlen, gabon. U ndamë njëherë me z.Topi dhe të tijët dhe nuk ishte pa kosto – le çfarë thonë. S’mund të ndahemi prapë politikisht me miq e me bashkëpunëtorë, vetëm se lidershipi zyrtar i PD, don të tregojë forcë përmes fodullikut, jo forcë përmes zotnillikut e arsyes dhe interesit të demokratëve. Se ndau me ketë, ndau me atë, po na mbetet partia gjysmake dhe po na zvogëlohet. Këto punë duan pjekuri, burrni, kapërcim të pengesave mendore dhe ngushticave shpirtnore. Jo të nxjerrësh disa njerëz mediokër dhe të turpshëm për të sulmuar ata që mendojnë ndryshe, kanë ambicie apo propozojnë rrugë tjetër opozitarizmi. Një parti serioze dhe e qytetëruar i debaton idetë brenda saj. Kështu që t’i thërrasin mendjes se s’ua kemi borxh të na shkatërrojnë Partinë Demokratike.