SHPERNDAJ

Si shqiptar i thjeshte e i mire po pres me shume kureshtje e respekt te flasin e shkruajne akademiket e politikes (strategjive dhe taktikave te saj) apo te historise, se cfare po ndodh me ‘Marreveshjen per detin’ me Greqine ate te ‘Demarkacionit’ me Malin e Zi.
Doja te dija, per shembull, nese trojet ne fjale jane mbrojtur historikisht prej aneksimit, nese ishin nje nga synimet e luftetareve qe mbrojten Shkodren me 1914 me ne krye Esad pashe Toptanin dhe Hasan Riza Pashen.
Nuk di si do te vepronte qeveria e Ismail Qemalit per siperfaqen detare ne jug. Perderisa nuk flet askush qe ka merite dhe haber, kam kurajon dhe te drejten te jem disi cinik
Po na ndajne si ne ’13-en! Per me teper, po firmosim vete.
Ja pra, pse ‘te medhenjte’ nuk i duan forcat kombetariste.
Ja pse projektohen dhe vendosen ne krye te shtetit e pushtetit ‘lidere’ te kapur nga krimi. Vetem ata mund te shesin e te blihen.
Po e teperoj: Druaj se edhe Vetting-u u projektua si ‘kerbac’ per kreret e politikes per te ulur kryet perballe padrejtesive kombetare. Po mendoja dicka tjeter: Uroj te futen ne loje ‘te medhenjte’ afer ose larg, te cileve u preken interesat nga keto allishverishet tona. Fola si profan? Mundet, vecse si shqiptar. Po pres te flasin te mencurit e politikes dhe historise.

Gramoz Xhaferi