SHPERNDAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve Marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi

Gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Ai thotë se kjo Marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”
Në një konferencë të përbashkët për media, të kryemnistrit Markoviq dhe Haradinaj, krymeinistri i Malit te Zi tha se do të tregojnë edhe njëherë se sa miqësorë janë ndaj Kosovës, duke u ndihmuar rreth Demarkacionit, edhe pse Mali i Zi e ka ratifikuar në Kuvendin e tij.
“Përgëzojmë miqtë tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin si dhe qytetarët e Malit të Zi për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve të vendeve tona”.
Vendimi për t’i dhënë rrugë marrëveshjes së Demarkacionit, erdhi pas vizitës dy ditore të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq ne Kosove