SHPERNDAJ

Gezuar diten e lindjes

Me rastin e ditelindjes deshirojme qe te dergojme urimet me te perzemerta, me deshire qe kjo dite e lumtur te jete per ty sot dhe ashtu te jete gjate gjithe jetes suaj, lumturi dhe gezim

Me shume respekt
Stafi

Leka Zogu II i Shqiptarëve

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve.

Princi Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johannesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”
NTM u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Suzanë, Mbretëresha e Shqiptarëve.
Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.
Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit.
Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës.
Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.