SHPERNDAJ

Hajredin KAZHANI  

Nga koha e akullnajave ka mbetur nje precedent i rralle per femijet e paligjshem. Femijet qe vinin ne jete nga lidhje jashte martesore nuk gezonin te drejten e mbiemrit e as njerit prej prinderve. Mbiemri qe gezonin ishte I vecante, cinik dhe fyes icili damkoste jeten e perlyer prinderore :Kopili: Nuk gezonin te drejta trashegimerie. Vendin e punes e gjenin roje nate te varrezat. Strehimin e kishin te vagonat e prishut te trenave te nates. Keta femije ishin kontigjenti i pare qe binin pre e kontraditave ose beheshin vete te tille. Kur ne Shqiperi trokiti demokracia femijet jashte martesore, ndonese nuk ishin te paket mbanin mbiemrat e prinderve qe i rriten. Me gjithe ate perbetimin e prinderve per ndershmeri e sinqeritetit ndaj njeri-tjeterit per gene te perbashketa te femijes se tyre, pamja e ngjashmerise me komshiun e bente te rreme ate perbetim. Keta femije te pa ligjshem duhet ti ngujonin ne manastire, te benin jete murgu, gjithe jeten e tyre ta kalonin duke u lutur qe tu faleshin mekatet qe kishin bere per vete, prinderit dhe te afermit ndaj shqipetareve dhe ndaj zotit. Kaq shume mekate kane bere sa nuk do ti mjaftonte nje jete per tu falur. Mekati mer si shpagim djegja ne zjarrin e ferrit. Si akrobatet qe ecin ne tel, nderruan menjehere kurs. Shfrytezuan periudhen e nderlikuar te ndryshimeve, grabiten pasurite, krijuan kompanite e para te bizneseve. Nga partia meme mora hua njerez dyshues, ide te falsifikuara, krijuan parti te reja u ngjiten ne podium duke mbajtur leksione demokracie.

Erdhen ne pushtet djallezisht dhe filluan lojen e tyre te marrezise. Grinden me njeri-tjeterin, shfaqen konflikte ne garen e shfrenuar per pasuri. Ideologjia e perafert i shtyn drejt drejt demagogjise qe populli te gjendet ne varferi e befasi. Genjeshtra u be profesion i ketyre pseudopolitikaneve. Krijuan gjendje stresante e te vuajtur. Ne qytetin ku jetoj une jane shtuar lypesat. Para embeltores qendron nje grua e re me nje vajze dy deri ne tre vjece. Dora e saje e shtrire eshte si nje pikture murale e ngrire e pa levizur. Buzet qe i dridhen, lotet qe i rrjedhin pa mbarim nuk e lejojne qe te thote fjalet proverbale migjeniane “A me fal ndonje send Zotni”. Eshte teper prekese femija qe leviz ne pa djallezine e vet duke u gezuar qindarkave ne prehrin e nenes! Kjo grua e re eshte viktime e kontrabandisteve e shfrytezuar keqaz nga tutori i saje duke e hedhur ne rruge si nje lecke e pa vlere. Shtresa me e diskriminuar e me e percmuar jane pensionistet. Asgje te perbashket krahasuese nuk kane pensionistet me si vellezerit e tyre ne demokracite e zhvilluara. Pensionistet jane konvencion qe meritojne respekt e vleresim. Po nga kush? Femijet e pa ligjshem qe erdhen ne pushtet jane mos perfilles. Ne mengjes heret qyteti zgjohet nga zhurma e tregtareve ambulant qe vijne nga fshati per te shitur produktet e tyre. Lene qumeshtin tek pragu i deres porositese dhe largohen pa zhurme per te zene rradhen e tregut ne nje qoshe te trotuarit ska gje se eshte vape perveluese apo i ftohte i acarte i dimrit, ajo pune eshte rituali i perditshem. Realiteti, konkurenca qe krijojne nga mungesa e nje shitorje te bere sipas standarteve krijon anomali e grindje. Sa shohin qe po vjen tersellime policit bashkiak, menjehere marrin kavanozat, cantat me zarzavate, cfar kane e turren me vrap si dele te trembura nga ujku. Ne qofte se ky polic bashkiak shpirtlig eshte pasqyre e ligjit, atehere shteti nuk eshte i qytetareve e per qytetaret, eshte shteti i bere vella me djallin dhe te birin e djallit. Me trazojne mendimin fjalet: Erdha, pashe, shkova. (Veni,Vini,Vidi). 

Jane folje ne veten e pare, numri njejes, koha e kryer e thjeshte, menyra deftore. Jane folje legjendare qe vijne nga thellesia e shekujve. Keto folje mund ti kete thene nje vizitore i huaj i emocionuar nga bukurite mahnitese te vendit tone, frymezim poeti qe shpreh ndjenjat mbreselenese.

Mund ti kete thene edhe nje huaj dashakeqes, I derguar qe te njohe terrenin shqipetare, nje loje spiunazhi, mund ti kete thene nje arkeolog qe shpreh egoizmin dhe shpreh sekretin e pasurise qe ka nentoka jone. Mund te shprehin keto folje shume ego por mbetet si pikpyetje enigma e dashurise per Shqiperine. Keto folje ne menyre naïve i deformuan ne permbajte politikanet tane medioker. Erdha, vodha e u largova. Keta politikane jane krejtesisht jashte misionit qe kane marre mbi shpatulla. Tregojne ecurine negative te shpirtit dhe qellimin e keq se perse kane ardhur ne pushtet. Ato kane hierarkine e tyre dhe si grabites. Me te vegjelit veprojne si hajdutet e fushes qe futen ne kotecin e pulave per veze. Kasnecet jane kusare. Jo si kusaret qe ju dalin rrugetareve per te bere placke me dhune. Kusaret e diteve tona e kane me te lehte, shkojne te elektriku, tatimet, doganat, bizneset e medha u vejne gjoba. Po te refuzohen per pak gje i fusin ne burg

Te pambrojturit politikisht, te pamundurit ekonomikisht, te pafuqishmit fizikisht. Dinosauret e politikes jane pirate deti apo ajri. Me pasurine e tyre pirate ua kalojne faraoneve te Egjyptit te lashte. Me dhimbje qytetare e them se politika eshte bere nje gjelle e prishur e gatuar ne guzhinen e Satanait. Mbreteria eshte institucioni me i eperm dhe i garantuar i shtetit. Princi Leka i Dyte eshte trashgimtari legjitim i Fronit Mbreteror. Tri foljet ne Mbreteri vijne te perpunuara

Erdha, me qellim te permbush misionin Mbreterore ti sherbej Shqiperise dhe kombit shqipetar. Studiova historine, jeten social-kulturore-politike, miratoj cdo gje pozitive, miratoj cdo gje pozitive ne te mire te vendit. Demokracia ne Shqiperi nuk mbeti femije i palindur ne perfytyrimin e gruas. Ajo erdhi me shume veshtiresi po mbeti e pazhvilluar, Piter Pane. Qe ne Shqiperi Demokracia te jete demokraci duhet qe domosdo sistemi te behet Mbreteri.

Ne Mbreteri idealizmi dhe atdhedashuria jane si kemisha e perjetesise qe nuk zhvishet pa hequr nje cope mishi nga trupi. Ne Mbreteri do te kete drejtesi, prosperitet, sakrifica dhe angazhime te fuqishme intelektuale.

Ne entuziazmin duartrokites deklaroj se jeta e Shqipetareve do te jete muzike melodioze e embel, kenge e kendshme e kenduar me mjeshteri nga kori i Engjujve.

Korrik 2019

.

.

.

.

.