SHPERNDAJ

Lindur në Dibër 1916 nga nje familje atdhetare
Babai i tij Abdurrahman Dibra lindi në vitin 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe. Abdurrahmani mbaroi shkollën fillore në vëndlindje, vazhdoi të mesmen në qytetin e Manastirit dhe më pas shkoi në kryeqëndrën e perandorisë osmane për të ndjekur studimet e larta. Ai u regjistrua në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Stambollit të cilin e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1908, duke marrë dhe Medalje Ari si një nga studentët më të mirë të asaj dege. Duke parë rezultatet e tij të larta, Porta e Lartë e emëroi atë menjëherë në administratën vendore osmane dhe pas pak kohësh me dekret të Sulltanit ai u emërua në postin e nënprefektit të Stambollit. Gjatë viteve që ndoqi studimet e larta në Stamboll, ai ka qëndruar në një dhomë me djaloshin nga Mati, Ahmet Zogun i cili ishte afro dhjetë vjet më i vogël se ai. Që nga ajo kohë Abdurrahmani lidhi një miqësi të ngushtë me Zogun i cili në vitin 1920-të kur u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm, i bëri thirrje Abdurrahmanit që të linte Stambollin dhe të kthehej në Shqipëri, ftes së cilës ai iu përgjigj pozitivisht.Pranoi të integrohej në jetën politike të vëndit dhe në fillimin e vitit 1921 ai hodhi kandidaturën për deputet në Prefekturën e Dibrës së Madhe ku bashkë me Ahmet Zogun fitoi të drejtën të ishte një nga përfaqësuesit e asaj Prefekture në Parlamentin e Parë shqiptar që i filloi punimet në 21 prill të atij viti. Në atë kohë përveç Ahmet Zogut, nga politikanët më të njohur ai kishte miqësi të ngushtë edhe me Myfit Bej Libohovën, Eqrem Bej Vlorën, Koço Kotën e Iljas Vrionin.
Qenan Dibra edukohet nga familja e tij me dashurine ndaj Shqiperise dhe mbreterise shqiptare
Kryen studimet e larta në Paris për drejtësi. Punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mbas pushtimit komunist te Shqiperise, fillon te punoje avokat
Kryeson grupin mbreteror se bashku me Ali Kavajen në organizatën “Bashkimi Demokrat” të cilet në mars 1946 u arestuan. Një grup intelektualës shqiptarë që përbënin opozitën shqiptare të pas Luftës, u gjykuan dhe dënuan 37 të akuzuar prej të cilëve, 9 me vdekje
Procesi gjyqësor ndaj grupit në fjalë u zhvillua në Tiranë më 17-30 qershor dhe më 2 korrik 1946 u dha vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake, ku veç shumë të dënuarve me burg u dënuan me vdekje 9 prej këtyre opozitarëve:Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Meniku, Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Rrofte Shqipnia me Kosoven
Beniamin Bakalli

Ishin fjalet e fundit perpara toges kriminele komuniste te ketij atdhetari me 3 korrik 1946