SHPERNDAJ

Real Madridi ka probleme. Kësaj radhe ka qenë Villarreal ekipi i radhës që ka arritur të nxjerrë pikë nga Santiago Bernabeu, madje pikë të plota me një gol të vetëm.

Pablo Fornals shfrytëzoi një kundërsulm në minutën e 87-të për të shënuar golin e vetëm në këtë takim, pas një ndeshjeje ku ekipi i Zidane deri diku dominoi, por hapësirat e lëna prapa i kushtuan me humbje.

Me gjithë rastet e Bale e Ronaldos, Reali nuk arriti ta marrë veten nga kriza nëpër të cilën po kalon, kurse kjo disfatë e vendos atë në minus 16 pikë nga Barcelona, kurse të dy ekipet kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reali gjendet në pozitën e katërt në La Liga, vetëm një pikë larg Villarrealit që lufton për një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve dhe 16 pike larg vendit te pare

Reali i Madridit po negocion me Joakim Lëv. Lajmi jepet nga gazeta spanjolle ‘Sport’ që shkruan se

“Florentino Perez ka vendosur që Zidane nuk do të jetë më trajner i Realit në sezonin e ardhshëm, teksa zëvendësuesi i tij është një strateg gjerman”