SHPERNDAJ

Adriatik Riza Dosti

Rregjimi qe trembej edhe nga …Lulet..

Ai rregjim banditesh e bastardesh bolsheviko-komuniste qe pati ne krye Shqiperia ..trembej edhe nga hija e vet ..pasi ne cdo gje e ne cdo vend shihte hijen e armikut te tij ..
Eshte boterisht e njohur balta e llumi i madh, helmi e vreri i derdhur pa kursim i Hoxhes e vasaleve te tij injorante ne adrese te familjes mbreterore Zog…e ne kete kuader ne vecanti edhe ndaj Princeshes hungareze Geraldine Aponnyi…

Ndaj kesaj gruaje fisnike e humane ..qe rridhte nga nje gen i paster mbreteror dhe shume te qyteteruar e civil ..diktatura monster kurre nuk i kurseu batarete e saj te injorances e otomanizmit duke nxjerre e vjell vetem vrer e ligesi te pa funda antinjerezore ..

Ajo qe me 27 Prill 1938 do te lidhte kurore martese me Mbretin e Shqiptareve Ahmet Zogun ..e qe prej ketij casti do te behej zyrtarisht Mbreteresha e Shqiperise …derisa dha frymen e saj te fundit nuk reshti duke i dashur Shqiperine e shqiptaret si rralle kush ..

Kur Geraldina erdhi ne Shqiperi per te vene kuroren mbreterore ne Pajen e saj te marteses figuronin edhe 25 Peme ere mira te Blirit…te cilat u mbollen pergjate rruges se Elbasanit..rruge qe te conte ne Pallatin Mbreteror..

Ajo kish sjelle ne Pajen e saj edhe 15 peme Manjola ..te cilat u mbollen pergjate Hotelit te famshem te asaj kohe ”Dajtit”.. si dhe nje lloj fare bari fije-gjate dhe ne ngjyre jeshile te erret..qe u mboll rreth e qark pemeve te mesiperme..

Me insistimin e saj e perkujdesjen e vecante mbreterore Princesha Geraldine gjelberoi si askush me pare …gjithe sheshin qe qarkonte Parlamentin shqiptar te asaj kohe si dhe krijoi Kopeshtin e pare Botanik Kombetar

Edhe pse nuk arriti ta gezoje dot Pallatin Mbreteror …dora e saj , shpirti human e sensitiviteti e dashuria ndaj natyres, se bukures, paqesores e njerzillikut beri qe ajo rezidence te rrethohej nga prania e pafund e nje gjeografie model lushesh e pemesh arome mira e te hijeshme..jo vetem te treves shqiptare por edhe te ardhura nga disa vende te rajonit e te europes..madje deri edhe nga Kina e larget aziatike..

Me pas ..brenda nje viti e mira Geraldine do te mbushte plot peme e lule edhe Oborrin e shkolles femerore ne Tirane ..”Nena Mbretereshe” dhe me radhe ..Sheshin qendror te Kryeqytetit, Bulevardin e madh e deri tek rruget arterie kyce te Tiranes sic ishin Rruga e Durresit, Rruga e Kavajes dhe ajo e Dibres…

Dashuria e respekti i saj pa kufi per Shqiperine e shqiptaret si dhe familjen e saj mbreterore i ve vulen edhe fakti tjeter teper kuptimplote e njerezor ..ai i deshires se saj per ti kaluar vitet e fundit te jetes se vet ne Atdheun e saj te dyte ..Shqiperi.. dhe per tu prehur ne te njejtin Dhe se bashku me bashkeshortin e saj Mbretin Zog….

Me pak reshta kjo ishte Princesha hungareze e shqiptareve Geraldina…lulet e miresia e se ciles, humanizmi e dashuria ndaj Shqiperise e shqiptareve e trembnin aq shume ate rregjim satanik, bandit e kriminal te Diktatorit vrases e antinjerezor Enver Hoxha…

Kjo ishte Princesha hungareze e shqiptareve se ciles rregjimi gjakatar komunist i ndaloi perjetesisht – familjarisht ne menyren me antihumane …rikthimin ne Atdhe ….

A.R.DOSTI