SHPERNDAJ

Serisht Enea…

Mes ndeshjeve interesante te sotme te Superliges Kamza -Skenderbeu dhe Laci – Luftetari…une sigurisht zgjodha per te pare ate mes Bylis e Tiranes duel ky shume i rendesishem per kategorine ku bejne pjese keto dy skuadra…

Ishte nje ndeshje e mire dhe teper korrekte e ku te dyja ekipet luftuan per ti marre fitoren njeri tjetrit edhe pse Tirana ishte shume me e qarte , me e rrezikeshme se kundershtari dhe ashtu sic u zhvillua takimi meritonte fitoren ..pasi edhe rastet e krijuara e te pastra shenimi flasin per te ..sidomos i pafalshem ai i humbur prej N’go ne fillimin e pjeses se dyte..

Dhe atehere kur mendohej se takimi do te perfundoonte me fitoren e bardhe e bluve pas golit te tyre shenuar qe ne pjesen e pare ..ne skene shfaqet serisht i njejti emer vrases i futbollit shqiptar..Enea Jorgji..
Per te bindur plotesisht veten e ndergjegjen time e per te folur a komentuar me gjuhen e nje njeriu te sportit e te njohesi te mire te lojes se futbollit prej dekadash e aspak e kurresesi me gjuhen e nje tifozi te zakonshem.. e kam pare permbi 10 here aksionin e vendasve si dhe momentin e akordimit te penalltise ne favor te tyre ne minuten e 85 prej sharlatanit Jorgji..

E para jo vetem qe nuk ka asnje lloj kontakti fizik mes mbrojtesve te Tiranes e sulmuesit ballshiot ..por me kryesorja eshte se lojtari vendas ka simuluar qartazi e ka kerkuar te vjedhe nje penallti e ne rastin konkret eshte ndihmuar me nje lloj bujarie te tepruar nga i zakoneshmi vrases i futbollit shqiptar Enea…

..Une nuk po arrij ta kuptoj se cfare po ndodh me sektorin perkates te Arbitrimit prane FSHF….ku mesa duket Enea paska nje lloj imuniteti teper te cuditshem..sepse ndryshe nuk ka se si spjegohet dot guximi e kurajua e tij prej nje te cmenduri e nje te marri per te prishur, shkaterruar e demtuar kaq rende futbollin shqiptar nga java ne jave…

Vetem fakti i asaj c’ka beri ne Kukes ne fund te sezonit te shkuar ne ndeshjen decizive te Titullit Kampion mes Kukesit e Skenderbeut ishte mese e mjaftueshme qe ketij karagjozi veshur me te zeza e qe ne vend te birbilit te gjyqtarit mban ne dore nje Kallashnikov vetem e vetem per te vrare lojen me te dashur e me popullore te shqiptareve…..duhej ti ishte hequr pergjithmone e drejta per te arbitruar ne futbollin tone…

Non Grata ..por edhe i pa deshiruar gati kudo ..ne Korce, Durres, Shkoder, Tirane , Vlore e sa fundi paradoksalisht edhe ne Kukes …duket se Eneas mund ti mjaftoje titulli qe mendon se ballshiotet do ti akordojne pas karagjozllikut te tij te radhes..”Qytetar Nderi” ..i shpetimit te nderit….

Sa per dijeni te sektorit tekniko- gjykues si dhe vete FSHF, Shoqates se Gjyqtareve shqiptare te futbollit e kolegjiumit te Elbasanit te cilit i perket ky karnaval …kam pergatitur nje CD ilustruese e te komentuar ne baze perfekte te te gjitha rregullave e rregulloreve te lojes se futbollit …ku perfshihen te pakten mbi 15 raste te nje gjykimi te cilesuar e vleresuar me shume se sa skandaloz prej ketij gjyqtari sharlatan , pa dinjitet, personalitet e integritet njerezor e profesional …te ketij vrasesi e kamikazi te lojes se futbollit …dhe keto dite do t’ja u nis organeve kompetente prane UEFA por mbi te gjitha edhe prane FIFA ..per tu bere me dije me fakte konkrete se deri ku eshte katandisur Stema e lakmuar e tyre dhe cilet persona e mbajne ate .. e mbi te gjitha se si e sa turpshem abuzojne me te…

Bashangjitur Fifa -s e Uefa-s do ti dergoj edhe nje liste me disa emra.. kryesuar me ate te Tahir Kastratit personit pergjegjes direkt te mbrojtesve te tipit Enea me shoke… por edhe te prapavijes se tij ne kupolen e larte drejtuese te FSHF e cila ka kohe qe po e perdor Jorgjin vetem per te vrare e shkaterruar kaq banalisht futbollin shqiptar… per interesa te caktuara e te qellimeshme personale…

Sa te kete ende Enea Jorgjer….te cilet sipas meje duhen shpallur armiq te futbollit e jo thjesht Non Grata….dhe asnje klub nuk duhet te pranoje me te tallet, perbuzet e poshterohet nga palaco te tille…futbolli shqiptar do shkoje keq e me keq dhe rokullisjen e tij drejt gremines askush nuk do te mund ta ndale dot…

A.R.DOSTI