SHPERNDAJ

Pak dite me pare si asnjehere ne praktiken diplomatike Rex Tillerson firmosi nje shkrese te pazakonte ne emer te Departamentit Amerikan te Shtetit ku penalizon ish-kreun e Prokurorise Shqiptare Adriatik Llalla.Dekrete te tilla jane nxjerre vetem per kokat e terrorizmit dhe trafikut nderkombetar.

Te tilla qendrime agresive supershteti i botes mban kur personat si Llalla ka prova reale se kane demtuar jo vetem interesat e vendit ku jane por direkt interesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Ne kete rast teper te ndjeshem per çdo shqiptar bie ne sy indiferenca e krereve me te larte te institucioneve te shtetit te cilet “per nje plesht djegin jorganin”.Presidenti Meta nuk prononcohet por shkon te fshije mekatet ne Teqene e Baba Mondit.Kryeministri vijon llogjet televizive ndersa Kryetari i Kuvendit hesht si gjithmone!Ligji shqiptar sanksionon qe çdo prokuror ne Republike ka tagrin ligjor te hape procedim penal e te hetoje kryesisht por asnje nuk guxon.Zaten kusht te guxoje?!Ata qe bashke me Llallen vodhen miliona dhe ishin pjese integrale e orgjive ne te kater anet e globit!Asnjeri nuk e vuri ujin ne zjarr pse u penalizua gruaja e z.Llalla!Ani pse qe te gjithe e dine se Adriana Llalla ishte qe prej fund vitit 2014 Shefe e monitorimit te Check Up ku perflitet se jane pervetesuar miliona euro te taksapaguesve shqiptar.Si ka mundesi qe hapur Ambasada e ShBA ne Tirane ka ftuar autoritetet tona per bashkepunim ne kete hetim dhe prape indiference!!Ky nuk eshte vetem falimentim i shtetit para krimit por eshte hapur bashkepunim i tij energjik me krimin dhe kriminelet.Si qytetar i ketij vendi une po i dorezoj nje dosje te detajuar per aktivitetin kriminal te z.Llalla dhe tre prokuroreve te larte bashkepunetor te tij te Ngarkuarit me pune te Ambasades se SHBA ne Tirane.Falenderoj qindra qytetare qe nga Vlora ne Tirane te cilet pas denoncimit tim publik me kane furnizuar me informacion e dokumentacion autentik lidhur me kete bande kriminale qe ka uzurpuar Organin e Akuzes 5 vite.Vetem nje afere modeste e kesaj bande mban shumen 700.000 €.Une e di pse shteti heziton.Te gjithe e dine por ju siguroj se Vezuvi pritet te shpertheje shpejt e llava e tij do te djege krimin ne Shqiperi