SHPERNDAJ

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërsa ka komentuar zhvillimet aktuale në vend, përfshirë edhe protestën e opozitës, ka thënë se vendi s’ka as Qeveri dhe as opozitë.

Sipas saj dy kryetarët ai i PD -së dhe PS -së janë të kapur nga oligarkët.

Topalli është ndalur më tek ekonomia e rënduar e vendit, tek kanabizimi si dhe rasti i Sajmir Tahirit.

Ajo ka arsyetuar se përse vendi është pa qeverisje dhe pa opozitë

“Në ansjë vend nuk mund të ndodhë që me këto skandale qeveria të qëndrojë në këmbë. Qeveria kontrollon lidershpin e opozitës. Basha është bërë ortak i oligarkëve. Kryeministri i ka kërkuar Bashës që të flasë për emrat e oligarkëve, por ai nuk guxoi, uli kokën dhe heshti. Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga Qeveria i bie që vendi ynë është në buzë të greminës. Si mund të ndodhë një skandal si ai i ish Ministrit të Brendshëm dhe qeveria e të mos rrëzohet. Kjo ndodh se vendi nuk ka as opozitë dhe ata (Basha dhe Rama) janë bashkë”, ka thënë Topalli.

Deklarata e fortë e Topallit/ S’ka opozitë, Basha qeveris me Ramën