SHPERNDAJ

Një nga gafat e shumta të ligjit të Autoritetit, ishte edhe futja e fjalës “të favorizuarit”. Kjo fjalë që është thjesht imagjinatë e ardhur nga përthimet e shpejta dhe njohja zero e problemit do t’i ngelet këtij ligji si medalja më e mirë e kotësisë. Në veprimtarinë e organeve të punëve të brendshme të regjimit komunist, nuk njihet fare koncepti i “të favorizuarit”.
Nga raporti vjetor i Autoritetit nuk doli e qartë sa të “favorizuar” janë gjetur deri tani. I siguroj përthyesit e ligjit se deri sa të shkrihet enti i tyre nuk do t’u dalë asnjë “i favorizuar”. Kështu është kur ligjet i sheh si përkthime. Ligji gjerman i hartuar në kushtet e bashkimit të dy shteteve nuk mund të kishte lidhje fare me Shqipërinë. E sigurisht, këta përkthyesit tanë, vunë në vend të fjalës “Republikës Demokratike Gjermane”, fjalën “Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Mirëpo kjo emërtesë fillon nga viti 1976 dhe jo nga viti 1944. Tani o të lëvizin vitin o të heqin emërtesën. Sigurisht, do devijojnë pak nga përkthimi.