SHPERNDAJ

Xhafer Sadiku

TË VËRTETAT HISTORIKE NUK I MBYT DOT “KAZANI”

Në diskutimet mediatike, historianët titistë dhe islamofobë të Kosovës, nga “kazanet” e Kosovës vazhdojnë të demonizojnë bejlerët dhe Esad Pashë Toptanin.

Të dëndur me urrejtje klasore dhe fetare, këta injorantë nuk kanë idenë se për çfarë flasin. Në respekt të lexuesve, le të japim disa të dhëna arkivore:

1- Esad Toptani ka luftuar me ushtrinë serbo-malazeze (tetor 1912-prill 1913) ballë për ballë dhe e mbrojti Shkodrën deri sa i detyroi Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës ta njihnin si pjesë e pandarë e Shqipërisë. Ai rezistoi edhe një muaj pasi u dha vendimi, deri kur ushtarët e tij dhe popullsia civile po vdisnin nga uria.

2- Esad Toptani i shkaktoi ushtrisë serbo-malazeze rreth 10000 të vrarë, ndërsa ushtria e tij pësoi dy herë më pak.

3- Kur fuqitë e mëdha e panë se Shkodra nuk do të rezistonte nga urija, u alarmuan për fatin e popullsisë civile, e cila sipas Berchtoldit mund të kositej nga ushtria e Malit të Zi. Ishte Esad Toptani që bëri marrëveshjen prej 15 pikash me Princin Danillo dhe shpëtoi popullsinë dhe ushtarët e mbetur. Pika 3 e marrëveshjes ishte brilante.

4- Asnjë grua shqiptare nuk u përdhunua nga ushtarët serbo-malazezë gjatë rrethimit të Shkodrës. (Sa raste pati në Kosovë gjatë luftës së fundit?!)

5- Gjatë periudhës nëntor-1915-shkurt 1916, si kryetar I qeverisë I njohur nga shtetet e Antantës, si një burrë shteti ai ndihmoi flotën luftarako-detare italiane, franceze dhe pjesërisht atë angleze gjatë tërheqjes nga portet shqiptare të mbi 280.000 ushtarëve dhe civilëve serbë dhe 20000 të burgosurve austriakë. (në të njëjtën kohë, kacakët i goditën dhe i vranë duke qënë të dorëzuar dhe me civilë që kërkonin mbrojtje)

6- Gjatë konferencës së paqes në Paris (1919-1920), Esad Toptani u takua me Presidentin Uillson dhe ishte ndikimi i tij që presidenti Uillson e ktheu qëndrimin mbi Shqipërinë.

7- Marrëveshja doganore dhe ekonomike me Jugosllavinë ka qenë propozim i Presidentit Uillson dhe I pranuar nga jugosllavët dhe Esad Toptani.

8- Në konferencën e Paqes, sipas Dhimitër Beratit, në një letër dërguar Luigj Gurakuqit, “Pasha kërkonte një Shqipëri sa më të madhe”.

Krahasojeni Esad Toptanin me “trimëritë” e kusarëve dhe banditëve që na i servir “kazani” si heronj!
Historianët e “kazanit” po i shpëlajnë trutë brezit të ri të Shqipërisë dhe ca më shumë atij të Kosovës. Mos u bëni qesharakë!

xhafer Sadiku
Xhafer Sadiku