SHPERNDAJ

Më 23 gusht, të gjithë ish të internuarit në kampin e Tepelenës, do mblidheshin për të kujtuar kohën e vuajtjeve të veta, dikush të prindërve a të afërm të tyre.
Veçanërisht, për ne që jetonin akoma, duke parë pas kaq vitesh atë vend, ku kishim lënë vitet e fëmijërisë, na ngjallte trishtim.
Unë bashkë me Bexhet Sinën. Bexhetit aty i kishte ndërruar jetë gjyshi, por varr nuk ka- ne shkuam shpejt dhe e shetitëm pëllëmbë për pëllëmbë, ish kampin. Më pas u ngjitëm lart në qytet të pimë kafe. Në lokalin e parë që pamë, zumë një tavolinë. Nuk vonoj, erdhi një burrë i moshuar, ezmer, me pak mustaqe, pasi na dha dorën, na tha:
– Ca dëshironi zotërinj?
-Nga një kafe- thamë ne.
Kurse unë shtova:
-nëse bënë kafe turke, po nëse i bën të mir ama, e dua turke, pa sheqer!
-Po!- tha- do ta bëj dhe, shumë të mirë.
Pasi pruri kafet dhe nga një gotë ujë (kafen ma kishte bërë të mirë) tha:
-doni dhe nga në raki? unë refuzova.
Ai vazhdoi:
-kafet dhe rakinë, sot i keni nga unë!
-Jo, të faleminderit!- i thamë ne.
-Po, po, sot mos e diskutoni, i keni nga unë dhe pikë. E di unë që ju, jeni nga ata të kampit.

Me këmbënguljen e tij, unë nuk pranova, Bexhetit ja pru një gotë raki të mbushur plot. Edhe për vete mori një kafe e pru në tavolinën tonë, kjo ishte sa për të bërë muhabet, kur ishte i lirë. Dhe shërbente dhe vinte bisedonte me ne.
-Unë jam nga Turani-tha. Mua më quajnë Çelo Muça. Mbaj mend kur të internuarit ishin Turan. Atje ishin pak më të lirshëm, edhe dilnin punonin te ndonjë fshatar, kurse këtu, kanë vuajtur shumë më tepër!- shtoi. Veç halleve që i kishte zënë- tha- kishin edhe një komandat që i trajtonte shume keq.
Ai qytetar i atij qyteti, pas kaq vitesh, fliste për vuajtjet tona si t’i kishte vuajtur vetë, ndenjëm goxha dhe u ndamë si të ishim miq që u takuam pas gjithë këtyre viteve.
Pas dite, shkuam prapë të pimë kafe. I thash shokut: Të dalim nga anë tjetër se ai, përsëri, nuk do na i marr lekët. Ashtu bëmë. Ndaluam në një lokal përballë selisë të partive. Kishte një hapësirë të bollshme të mbuluar, të hapur nga ana e bulevardit. Aty ishte një djalë i ri rreth të tridhjetave. Na pru kafet dhe gotat me ujë. Unë e piva ujin me njëherë, na pru dhe nga një gotë tjetër. Pasi vuri gotat në tavolina- tha:
-Ju rrini sa të doni, unë do e mbyll lokalin.
-Mirë, merr lekët që të ikim kur të duam- i thash.
-Ju rrini sa të doni, u thash, se jashtë është vapë, kafet i keni nga unë!- Tha. Ne ngulëm këmbë, po djali nuk pranoj, vetëm shtoi:
– ju keni lënë, një pjesë të jetës, keni lënë jetë njerëzish të afërt këtu, e ç’jan dy kafe që po u jap unë.
-Po ti je djalë i ri, ku i di këto?- i thash.
-Jam i ri unë po babën e kam të moshës tuaj, që na ka treguar për atë kamp. Prindërve tanë- shtoj- u dridhej buza, kur tregoni për atë kamp. Madja- shtoj- kur na tregonte baba, se si një polic, kishte rrahur një djalë, vetëm pse kishte zbritur nga shkolla, këtu në qytet. Sa herë e tregonte këtë, i dilnin lot nga sytë. Shumë na bënë përshtypje këta njerëz, me zemër të madhe. Na dha dorën bylli derën dhe iku. Ne ndenjë mjaftë kohë aty, nga dera doli nje vajzë e re, na pyeti: doni dhe nga një got ujë të ftohtë?
-Po, mirë do bësh- i thash. kur pru gotat, Bexheti e pyeti: ti punon këtu?
– Jo, unë jam e shoqja -tha duke qeshur Bexheti i tha: falas i jepni të gjithëve kafet.
-Jo! ashtu duhet ta mbyllim lokalin po, kalimtarëve si ju, po.

Keta banorë meritojne falenderimet tona per kujtese dhe dhibjen qe e kane trasmetuar ne brezat e tyre
Shefqet Dobra