SHPERNDAJ

Njerezit cdo dite e me shume kane filluar te flasin. Cdo dite po rritet pakenaqesia. Ne çdo fushe degjon ofshama te zgjatura te hallexhinjve qe lengojne nga veshtiresite e jetes. Minatoret ne protesta, naftetaret ne protesta, bujqit ne protesta, tregtaret ne protesta, te perndjekurit ne protesta, ish pronaret ne protesta, taksistët ne protesta, te papunet ne protesta, pensionistet ne protesta, studentet ne protesta, profesoret ne protesta, artistet ne protesta, proptesta per detin, protesta per varret greke, protesta per prishjen e monumenteve te kultures, protesta kunder Hidrocentraleve ne kanionet, protesta kunder plehrave, protesta… protesta… Po ky ? Kaq i gjate eshte ky qe nuk degjon zerin e protestave ? A mos ndoshta koka e te gjatit del mbi rete dhe ererat nuk e lene te degjoje, rete nuk e lene te shikoje ? Po sado i gjate qe mund te jete dhe koken ta fsheh mes reve, kembet i ka ne toke, trupin, duart, zemren nuk mund ta fsheh mes reve. Ule koken, ule koken dhe degjo e shiko se çfare thone, per çfare ankohen, çfare kerkojne. Mos degjo vetem servilat rreth teje, mos degjo ata qe duan vetem te pasurohen e te grabisin parate e taksapaguesve, mos bej arrogantin e prepotentin, mos u mbaj se je e mos u mbaj se ke. Ka patur edhe te tjere para teje qe kane perfunduar ne ish e ne ush dhe qe askush nuk kthen syte per ti pare kur kalojne rruges. Merre zemren qe ke poshte reve dhe vere ne dore, ose me dore ne zemer e shpirt te gjere mendo e gjyko per ata qe vuajne, mendo per ata qe kane halle, dhe zgjidhua se te kane votuar, se te kane dhene pushtetin, tepsine dhe timonin. Por drurin nuk ta kane dhene, se ate e mbajne per vete e kur nuk jane te kenaqur, kur mbushet kupa, atehere te vene drurin. Turp per nje popull e shtet te vogel, qe zoti i ka falur te gjitha te mirat, te dalin disa mosmirenjohes dhe ti nxijne jeten.