SHPERNDAJ

Washington DC

Qeveria e SHBA u mbyll në mesnatën e se premtes, pasi demokratët dhe republikanët, nuk arritën të bien dakord mbi një marrëveshje të minutës së fundit për buxhetin e ligjeve mbi emigracionin dhe sigurine kombetare
Kjo është mbyllja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa të dyja dhomat e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë kontrollohen nga e njëjta parti,Partia Republikane. Mbyllja filloi në përvjetorin e parë të Donald Trump që mori detyrën si Presidenti i Amerikes
Në një seancë të natës së vonë, senatorët bllokuan një projekt-ligj për të zgjeruar financimin e qeverisë deri më 16 shkurt. Projektligji kishte nevojë për 60 vota në Senatin 100 anëtarësh, por vetëm 50 mbështetën atë
Shumica e demokratëve e kundërshtuan projekt-ligjin, sepse përpjekjet e tyre për të përfshirë mbrojtjen për qindra mijëra emigrantë kryesisht të rinj, të njohur si Dreamers, u refuzuan nga Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësit republikanë
Derisa të merret një marrëveshje financimi, shumë agjenci federale në të gjithë vendin do të jenë në gjendje të veprojnë dhe qindra mijëra punëtorë federal do të vendosen në pushim të përkohshëm të papaguar.

Trump menjëherë u pozicionua për të fajësuar demokratët.

“Sonte, ata vënë politikën mbi sigurinë tonë kombëtare, familjet ushtarake, fëmijët vulnerabël dhe aftësinë e vendit tonë për t’u shërbyer të gjithë amerikanëve”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Gazeta Atdheu
Beniamin Bakalli