Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë thelbësor në zbutjen e pandemisë!

KreuAktualitet

Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë thelbësor në zbutjen e pandemisë!

Vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të jetë thelbësor për zhdukjen e pandemisë, kanë thënë ekspertët, ndërsa provat klinike fillojnë të testojnë vaksinat Covid-19 tek të rinjtë.

Ndërsa Covid-19 ka një ndikim më të ulët në infektimin dhe vdekshmërisë e të rinjve dhe ka prova se fëmijët mund të kenë më pak gjasa të marrin virusin, roli i fëmijëve në transmetim është i paqartë, sipas Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndeti i Fëmijëve.

Sipas The Guardian, derisa të gjithë, përfshirë fëmijët të vaksinohen, tha John Edmunds, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emergjencat (Sage) të Dielën, mbetet një rrezik i konsiderueshëm i një ringjalljeje të virusit.

Virusi gjithashtu mund të shkaktojë infektime asimptomatike në të gjitha grupmoshat, kështu që, në një kuptim, fëmijët që kanë imunitet do të mbrojnë të moshuarit, shtoi Stanley Plotkin, i cili shpiku vaksinën e rubeolës, dhe ndihmoi në zhvillimin e vaksinave të tjera, përfshirë ato për antraksin, poliomielitin dhe tërbimin.

“Unë nuk mund ta imagjinoj se si mund të shpresojmë të çrrënjosim virusin, përveç nëse jemi të gatshëm të imunizojmë shumicën e popullsisë,”– tha ai.

Studiuesit që qëndrojnë pas vaksinës Oxford/AstraZeneca kanë nisur një studim në fazën e mesme për të testuar vaksinën e tyre Covid-19 tek fëmijët midis moshës 6 dhe 17 vjeç.

Prodhuesit e tjerë të vaksinave Covid-19 gjithashtu kanë filluar ose janë planifikuar të fillojnë më vonë këtë vit studimet e tyre për adoleshentët dhe fëmijët e vegjël. Pfizer/BioNTech pret që të ndajë të dhëna nga studimi i tij për 12 deri në 15 vjeç në muajt e ardhshëm dhe të fillojë një studim të pesë deri në 11 vjeç në kohën e duhur.

Të dhënat se sa të sigurta dhe efektive janë vaksinat e ndryshme në grupmoshat më të reja duhet të fillojnë të vijnë brenda kësaj vere dhe më gjerë. Por, në themel të argumentit në favor të vaksinimit të fëmijëve, përveç parandalimit të rasteve të rralla të sëmundjes së rëndë dhe Covidit të gjatë është se sa vaksinat janë në gjendje të pengojnë transmetimin në variante të ndryshme.