SHPERNDAJ

Nesër ka Kuvend…

Endira Bushati

Imagjinoj talljen e Ramës me “Listën Basha”….

Me kë të merret Rama më parë…????

Me Listën e Beratit?????….. ku 2 zonja me të njëjtën letër dorëheqjeje i lëshuan vendin një biznesmeni…

Me siguri do t’i çojë “mikut të vet artist” të fala nga Arben Ndoka…

Lulzim Basha tha që dorëheqja e zonjave ishte çështje vullneti të lirë….
Çfarë talljeje!!!

Po pse nuk iu lut të paktën njërës që të pranonte….siç iu lut atij të Vlorës 6 muaj rresht….

Çështje private…mund të thotë dhe për deputetët e tij, në qendër të një skandali rozë për të cilin flasin të gjithë…

Si ka mundësi që 2 ditë rresht ka vetëm heshtje????!!!!!

As dhe një “version zyrtar” nga ata që nuk e beson njeri, s’mund t’i bindë ta japin????

Apo skandali është i fabrikuar nga Rama për të tërhequr vëmendjen nga kanabisi, koncesionet, Tahiri….????

A nuk pret elektorati i PDsë një qëndrim publik për këtë??? Qoftë dhe të gënjeshtërt????

Apo Basha u lodh u këput me një status në facebook për sjelljen fashiste të Ramës sot me pedagogët e UT????

Po atë ligjin për arsimin e lartë sikur kishte thënë do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese, apo jo????

Po ata 3 deputetët që votuan Ruçin a do të flasin nesër në Kuvend????

Imagjinoj sikletin e atyre pak deputetëve demokratë që do të duhen të bëjnë detyrën nesër në Kuvend….

Vendi në duar të një fashisti dhe pa opozitë….