Vendos Komiteti i Ekspertëve/ Edhe për dy jave do mbyllemi në orën 20.00

KreuAktualitet

Vendos Komiteti i Ekspertëve/ Edhe për dy jave do mbyllemi në orën 20.00

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat e Covid-19 në vend. Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se ka një përmirësim të lehtë të situatës megjithatë masat do të mbeten të njëjta.

Më konkretisht, Rakacolli ka thënë:

Nga të dhënat dhe një analizë e thellë e situatës, kemi të bëjmë me një përmirësim të lehtë, por situata nuk është aty ku duhet të jemi. Mendojmë që masat e propozuara kanë qenë me rezultate efikase. Indikatorët tregojnë për një situatë disi të qëndrueshme, dhe ka një rënie më të lehtë. Masat do mbetet njësoj si më parë, ora policore 20:00 – 06:00 do të mbesë në fuqi. Udhëtimet në Britani mbeten të bllokuara, nuk lejohet mbledhja e më shumë se 10 personave.