Vrau kunatin në tryezë/ Debatuan se kush gatuan më mirë, Korça apo Pogradeci

KreuAktualitet

Vrau kunatin në tryezë/ Debatuan se kush gatuan më mirë, Korça apo Pogradeci

Ngjan e pabesueshme, por bujaria dhe mikpritja , me të cilat ne shqiptarët krenohemi mund ta kthejnë një ambient feste në një skenë krimi.

Ky është përfundimi hetimor i prokurorit Albert Demirneli ndaj 34 vjeçarit Klajdi Shundi që përfundoi nën gjykim për vrasje në familje. Konflikti verbal thekson prokurori e ktheu festën mes krushqish, pasi ata u grinden me njëri-tjetrin nëse traditat e mikpritjes por edhe menunë , i kishte më të pasura zona e Korçës apo e Pogradecit. Teksa asnjëri nuk lëshoi PE nga qëndrimi i tij, në pije e sipër theksohet në dosjen që TCH disponon KLAJDI Shundi e qëlloi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda, i cili ndërrroi jetë në spital.

Nga vendnagjarja, në fashikull për këtë alibi prokuroria radhiti dëshmitë e familjareve si dhe videon nga këtu ku të afërmit dalin nga festa të shqetësuar.

Të afërmit tregojnë se ishin ftuar nga i akuzuari , jo vetëm për të festuar ndërrimin e viteve, por edhe sepse Klajdi Shundi kishte blerë shtëpi të re. Filluam të festojmë dhe pimë disa gota vere thotë njeri nga të afërmit dhe kur po flisnim për traditat e zonës , madje nëse menuja e Korçës ishte më e pasur se e Pogradecit, Klajdi i kërkoi viktimës që të flisnin me radhë dhe të dëgjonin njëri-tjetrin.

Kjo gjë u përsërit disa herë shton Roland Nurqe që kujton se në këto çaste viktima u ndje i ofenduar dhe braktisi festën së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten. Por pas sekonda më vonë, autori është telefonuar nga mbesa e vogël që i kërkoi ndihme . Nga sa rrëfejnë të afërmit , ai u revoltua, mori thikën nga kuzhina dhe doli jashtë ku dhe e goditi bashkëshortin e të motrës.