SHPERNDAJ

Franca …finalistja qe nuk me bind dhe as me ngroh…

Ja pra qe ky eshte futbolli..mund te shkosh ne finalen e madhe e te shume enderruar te nje boterori edhe keshtu si Franca….

Te shenosh nje gol nga me i pak menduari autor i tij.. Umtiti..te luash perballe nje kundershtari si Belgjika qe dukshem ben futboll me te bukur e me argetues se sa ty ..dhe ai te privohet nga enderra e finales dhe ti te jesh ne te …

Ka qene nje pakujdesi e Fellainit ne te 51 min. qe i ka dhene mundesi mbrojtesit francez te shenoje me koke pas nje goditje kendi ..dhe me pas pothuajse gjithcka foli per belget te cilet ndoshta nuk e kishin menduar se francezet do te luanin shume me fort e shume me te ngjeshur ne mbrojtje..se sa ne cdo ndeshje tjeter…

Dhe ashtu ndodhi deri ne fershellimen e fundit te arbitrit uruguajan Cunja..i cili kurre nuk fershelleu per asnje faull ne favor te belgeve ..qofte edhe te dukshem ..prane zones se francezeve ku nderhyrjet ndaj Hazard, Lukakut e De Bruyne ishin dukshem te pa rregullta…

E kesisoj pas nje pjese te pare gati te barabarte..pas golit te avantazhit ne nisje te pjeses se dyte francezet kane ditur ta administrojne me te gjitha menyrat fitoren e tyre te vyer qe i conte per here te 3 ne Finalen e nje boterori…

I provoi te gjitha kartat e mundeshme per te mos dale i humbur trajneri Martinez.. por as ai e as ekipi i tij qe thene drejt nuk e meritonin te humbisnin kesisoj…nuk ja dolen dot…

E pra ..te paktem referuar ketij boterori ..mua personalisht askush nuk mund te me binde dot se treshja Grizman- Zhiru -Mbape …eshte me e mire se Hazard- Lukaku- De Bruyne…

Kjo Belgjike e kendeshme dhe me nje futboll vertet argetues nuk e di pse pas cdo ndeshje te saj me kujtonte ne stilin e vet te te luajturit ate Hollande te 1978 e pse jo edhe ate Itali te 1982… ndaj dhe ishte deri diku nje perzjere e bukur mes tyre…

Ndaj mu duk pak cudi se si belget edhe pse me ende goxha kohe ne dispozicion pas pesimit te golit nuk arriten dot as te barazojne e jo me te mendonin per permbysjen e madhe… e ndoshta kane guxuar fatalisht te mendojne se Franca mund te jete ndofta edhe …si Japonia….

Besim i tepruar tek vetja, eufori e parakoheshme pas asaj fitoreje me Brazilin, vetkenaqesi dhe mbivleresim i parakohshem i vetvehtes apo paaftesi per te shenuar, mungese fati e penalizime prej arbitrit….ndofta te gjitha nga pak..

Ndoshta i penalizoi edhe mungesa e pervojes dhe eksperiences… ne turne te tille…e ndoshta gabuan edhe pse besuan para kohe se do te ishin ata ne finale e jo Franca….

Sinqerisht me erdhi keq per largimin e belgeve prej finales se 15 korrikut…e po sinqerisht nuk e desha Francen te ishte aty ku tashme do te jete…sepse zhvilloi nje turne medioker ne grup..2-1 me Australine, 1-0 me Perune…0-0 me Danimarken..e me pas 4-3 me nje Argjentine qe nuk dinte se ku kishte koken..dhe me nje Mal me fat 2-0 ndaj Uruguajit pa me te mirin e tij Cavanin..e ne finale pas nje goli te mbrojtesit Umtiti….???

E tash duam apo nuk duam ne , na pelqen ose jo..Franca qe mua personalisht as me bind e as me ngoh kerkund.. edhe pse drejt me thene ne kete boteror askujt nuk i vodhi asgje…eshte pas 1998 dhe 2006 per te treten here ne Finalen magjike te nje Boterori..

Dhe pa as me te voglin dyshim sipas meje merita kryesore e suksesit francez mban emrin e vulen e trajnerit Didier Deshamps..i cili brenda 2 vjetesh e con ekipin e tij dy here ne dy finale te medha … te enderruara aq shume prej cdo kolegu te tij…..ne ate te Europianit me 2016 e tash edhe ne kete te Boterorit… te 2018…. no coment…

Franca njehere e ka fituar Trofeun perballe Brazilit …e njehere e ka humbur perballe Italise…e nderkohe qe do ti duhet te prese deri ne mbremje per te mesuar se ke do te kete perballe me 15 korrik ne Moske…Angline apo Kroacine?

Adriatik Riza Dosti