SHPERNDAJ

90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare trokiti me gjithë dinjitetin që meriton!

Gazetari francez Frederic Miterrand sjell në Tirane dokumentarin mbi jetën e Mbretit shqiptar Zog e Mbretëreshës Geraldinë, të quajtur “Trëndafili i bardhë i Tiranës”
Duke përshkruar romancën dhe trazirat politike që ndodhën në Shqipërinë e shekullit XX, si dhe jetën e Mbretit e Mbretëreshës. Filmi u dha mbreme ne Tirane, ne ndertesen e pare te parlamentit shqiptar
Ne premieren e filmit ishin te ftuar personalitete te kultures dhe politikane
Shfaqja e organizuar nga CCI France-Albanie, Ministria e kultures, dhe Oborri Mbreteror Shqiptar.
Viti 2018 eshte viti qe korespondon me 90 vjetorin e Mbreterise Shqiptare

Ne fjalen e tij Princ Leka II, falenderoi te pranishmit dhe dashamiret e familjes mbreterore

“Të dashur miq, dokumentari më i bukur të realizuar ndonjëherë për Mbretëreshën Geraldine, Mbretin Zog, Shqipërinë e atyre viteve dhe jetën në mërgim. Është realizuar mjeshtërisht nga gazetari më i mirë francez, z.Frederic Mitterrand, i cili ka hulumtuar në arkivat e të gjitha shteteve ku Familja Mbretërore ka jetuar, dhe ka sjellë këtë material kaq të çmuar! …Kjo është dhurata më e çmuar që na bëhet në këtë fillim viti, në radhë të parë si familje, por mbi të gjitha si shqiptarë. 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare trokiti me gjithë dinjitetin që meriton! 1 ore e 10 minuta ne tv arte nuk arrihet lehtë për një shtet. Ndaj edhe një herë, faleminderit “Trëndafilit të Bardhë” që edhe nga bota e engjëjve i shërben vendit që deshi aq shumë!”.

Beniamin Bakalli