SHPERNDAJ

Nga Lezha, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë mesazhe të forta.

Basha deklaron se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet.

“Efektin e parë të emërimit të Kryeprokurores e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqëndron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi”, theksoi Kryetari i PD-së.

Lulzim Basha tha se ‘skandali i Saimir Tahirit, ka vulosur fatin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.’/Konica/