SHPERNDAJ

Xhafer Sadiku

Brezi i të rinjve të nomenklaturës në vitet 1970-80, që sot tregojnë përralla nëpër gazeta dhe ekrane se kinse paskan qenë për libaralizmin e regjimit të baballarëve, po rezultojnë më shtypës se prindërit e tyre, më kusarë se ata, më imoralë dhe perversë.
Servilë më te pështirë ndaj të huajve se baballarët e tyre, është brezi që nën emrin “reforma” shkatërrroi sistemin arsimor dhe shëndetësor, kulturën dhe traditat më të mira.
Duke privatizuar shtetin dhe resurset ekonomike te vendit, ata vazhdojne veprën e baballarëve të tyre, luftën e klasës kundër atyre që ata i konsiderojnë si kundërshtarë dhe armiq. Objektivi i tyre, shkatërrimi ekonomik i “armikut”.