SHPERNDAJ

Mu dhimbs Elbasani …Diten e Veres…

…Elbasani i Xhuvaneve te respektuar ka nje muaj qe ka dale e shet Ballokume…

…Mjaftoi kjo shprehje e dhimbeshme e Deputetit Dashamir Shehi ne Parlamentin shqiptar ne mesjave per te ngacmuar thelle memorjen time per njerin prej qyteteve me me kulture, tradite e histori , mikpritje e bujari sic eshte Elbasani…ne zemer te Shqiperise…

…El-baa-san..ne kerkimet historike te origjines se emrit te tij gjen spjegimin se kjo fjale vjen nga arabishtja e vjeter dhe ka kuptimin ..Kopesht ose bahce me lule…

Dhe ne fakt i tille ka qene per dekada me radhe….ndonese qysh nga ajo dite e zeze kur Diktatori e Diktatura vendosen ta kthejne ne Kalane e Kuqe te Shqiperise duke i ngritur dhunshem nje Kombinat metalurgjik te industriise super te rende …Elbasani vdiq..mbaroi i teri si qytet e si popullsi dhe nenshkroi paktin me kapitullimin e tij pa afat…

Dhe mu dhimbs vertet i bukuri e i paqti Elbasan ne diten festive e me te shenuar te tij e qe e lidh ate pazgjidhshmerisht me traditen e tij popullore por edhe e ben krenar ne sy te Shqiperise e te shqiptareve ..ne Diten e Veres …

Ne vend qe Elbasani e elbasanasit e mire te festonin sic e kane zakon e tradite [ gje te cilen e kane bere madje edhe ne kohen e ndaluar te Diktatures]…nje qytet e nje popull i tere kish dale ku te mundte e si te mundte per te shitur Balllokumet e tij tradicionale …pra ne vend te festes ish detyruar te mendonte per Mbijetesen …

Dhe ishte vertet fyese per qytetin e dijes e te kultures kur i pari i qeverise ne menyre cinike, tallese por edhe arrogante shterngonte duart, dhuronte buzeqeshje false e krenohej me ”arritjet” e Elbasanit nen drejtimin e dores se tij te hekurt ne kete qytet ose thene ndryshe Babain e Bandave Kriminale te Elbasanit …Qazim Sejdinin..

Dhe vetvetiu mendja te shkon disi pas..tek traditat por edhe tek historia e ketiij qyteti ..tek burrat fisnike e grate e mencura qe e kane shkruar emrin e Elbasanit ne Librin e Nderit te historise sone kombetare…

Nuk e di se si do te ndihej patrioti i flakte Aqif Pasha perballe gjendjes ku eshte katandisur qyteti i tij i sotem marre peng nga bandat e Qazos …

Nuk e di se c’do te thoshte i madhi Konstandin Kristoforidhi …tek sheh cdo dite ashtu i derdhur ne nje lloj busti a shtatoreje qe duket sikur flet me kedo.. qindra vogelushe qe ne vend te cantave e librave mbajne ne duar e ne kurriz thaset e ndyre te kanoceve qe mbledhin ku te munden vetem e vetem per te mbijetuar …

Nuk e di a do tu bente serisht zemra vellezerve Tafani te kendonin te famshmet kenge te Isuf Myzyrit te pavdekshem tek jetojne vdekjen e perditeshme te qytetit te tyre te ashiknise, bujarise, dashurise , artit, kultures, sportit e ahengut popullor…

Dhe me siguri po kaq ligsht do te ndihej edhe kitaristi i magjishem shqiptar i njeres prej familjeve me te respektuara elbasanase i pa harruari Alfons Ballici tek shihte te perdhosur kaq keq qytetin e tij te zemres…..

Dhe mendja te shkon domosdo edhe tek Xhuvanet e medhenj te ketij qyteti te cilet me te drejte e me shume respekt i permendi ne Parlament deputeti D.Shehi….

Dhe pyes veten..vertet si do ta perjetonte personaliteti i dijes e i kultures shqiptare Aleksander Xhuvani ..Elbasanin e tij te sotem te Qazos ku i pare i ketij qyteti De Facto eshte fshatari i pa gdhendur i Librazhdit Taulant Balla …

C’do te thoshte patrioti e atdhetari i pavaresise Lef Nosi ..tek sheh ecejakjet e pa fundme te Ahmetajve e Gjiknureve per te ndertuar ne kete qytet impiantet e vdekjes nen emra moderne si Interceratore apo Impinante riciklimi etj dokrra e sajesa hajdutesh per te vjedhur e helmuar nje qytet e nje popull te tere..

O zot sa keq duhet te ndihet Elbasani i sotem i Normales se djeshme dhe i martirit te gjuhes shqipe Dhaskal Todri..tek sheh ata qindra femije e te rinj qe i kane braktisur shkollat e bangot e dijes si kurre me pare dhe jetojne mes kazaneve te plehrave , kafeneve, llotovo, basteve e telebingove pa fund te ketij qyteti te dijes e te kultures se hereshme qytetare…

Elbasani i Bahceve qytetare plot me Portokalle ..i njerzillikut, bujarise e mikpritjes…Elbasani i gatimeve te rralla te amvisave duar-arta te tij …tek te mrekullonin me byreqet e tyre, te famshmen Tave kosi..Bugacet tradicionale e deri tek Zupat e famshem te nje Hotel Turizmi te njohur me se shumti prej tyre…sot mbush rruget prej papunesise e detyrimit te sforcuar te mbijeteses …peshqesh i Rilindjes se Kryerilindasit qe i shoqeruar pikerisht ne Diten e Veres nga cubat e horrat e tij parakalon si triumfator ne qytetin ku ka mbjelle dhunen, drogen ,krimin e pasigurine e jeteses se sotme e te neserme…

Dhe mendja me shkon edhe tek miqte e mij te shumte artiste e sportiste te ketij qyteti…tek te respektuarit Demir Hyskja e Zeqir Sulkuqi..tek Zeliha Sina, Zina Zdrava e Albert Tafani …tek Lash Jorgaqi dhe Enver Ibershimi..tek Bashkim Rudi e Mihal Gjika i pa perseritshem…e tek Shpetim Gjevori mik i imi i mrekullueshem.

Dhe i kujtoj me shume respekt brezat futbollistike te ketij qyteti qe ben histori ne futbollin shqiptar si ne vitet 70 kur fitonin kupen e Shqiperise po ashtu edhe vitet 80 e 90 e 2000… kur shpalleshin kampione te vendit …

Dhe radhazi ju coj pershendetjet e respektet e mija atyre qe nuk jetojne me por edhe atyre qe koha e mbrapshte e Elbasanit te sotem i detyroi ta shohin me syte e tyre zhgenjimin qe te fal kesisoj qyteti yt i zemres…Noke Duckes, Namik Hysit, Bert Gudes, Fadil Kovacit, Dash Stringes, Tit Sejdinit, Lan Deliut, Fred Lleshit, Artin Kovacit, Popes,Tafanit, Branices, Asllanit, Stojkut, Beges, kusheririt tim te mire Muharrem Dostit njerit prej me te mireve portiere te Ebasanit e te Shqiperise …Klod Duros se talentuar..Ahmatajt, Pishes, Kotorrit, Bylykbashit e sa e sa te tjereve qe drejt me e thene ..meritojne respektin e te gjitheve ne..komunitetit shqiptar te futbollit …

Por Elbasani i djeshem krenohej edhe me te medhenj te tjere te sportit shqiptar..ku emri i Hysen Domit qendron ne krye te listes….per te vazhduar me Ali Mirakun …..po kaq sa edhe ai i motrave basketbolliste Xhyra apo i vellezerve basketbolliste Isak..apo qofte edhe per nje kolegjum arbitrash futbolli nder me te miret e vendit per dekada me radhe..

Dhe vertet u ndjeva keq veren e shkuar kur tek vajta per te bere nje foto-kujtim prej stadiumit modern e bashkekohor te qytetit …prej atij vendi aty ku kam jo pak kujtime te karieres sime si gazetar sportiv e ku kujtoj me respekt te vecante koleget e mij te mrekullueshem te tille si Sefedin Allkja, Sefer Kikija, Piro Kita, Aleko Likaj etj… deren e stadiumit nuk ma hapi njefare ”qytetari tipik” i Elbasanit te sotem te Qazim Sejdinit me emrin e cuditshem per kete treve ne klerthize te Shqiperise…DODE…

Dhe natyrshem mendja tek shkon serisht tek Rilindja shkaterruese e vlerave tona qytetare tek ajo Parti e gjatoshit qe 2 vjet me pare bash aty ne Pallatin e Sportit te qytetit desh e vrau fare Ben Blushin pse guxoi ti perplaste deren ne fytyre…atij…. Qazos e bandave te tyre qe kane kohe qe po terrorizojne nje qytet e nje popull te tere krejtesisht paqesor e ne kulturen e traditen e tyre …

Ja te gjitha keto mu kujtuan sot tek u ula te shkruaj disa radhe per Elbasanin e mire e te urte , mikprites e bujar te qejfit e ahengut, te sportit e kenges, te luleve e portokalleve, te dijes e mencurise, te patriotizmit e atdhetarise, te se djeshmes sigurisht….dhe tek perjetoj katandisjen e sotme te dhimbeshme te po ketij qyteti marre peng prej kohesh nga politika e bandat kriminale si bija te neveriteshme e te urryera te saj….. e disa mercenare e militante partish politike qe cdo gje mund te jene por vetem elbasanas JO dhe shqiptare kurresesi…

A.R.DOSTI