SHPERNDAJ

90 Vjet Mbreteria Shqiptare
Josephine Dedet

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest dhe Fondacioni József Károlyi çelën në Qendrën Evropiane të Takimeve Kulturore ekspozitën e titulluar ” Geraldine Apponyi, Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, Mbretëresha e Shqiptarëve – Kujtesë (1915-2002)”.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Drejtoren e Kulturës së fondacionit, znj. Angelica Károlyi, e cila ofroi mjediset e Kështjellës Károlyi në Fehérvárcsurgó për ekspozimin e fotografive. Në fjalën e tij të rastit Ambasadori Spasse e vlerësoi Mbretëreshën Geraldine si simbol të miqësisë mes dy popujve. Çelja e ekspozitës u shoqërua me prezantimin e librit “Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve” nga autorja, Joséphine Dedet.

Mes miqve e të afërmve të familjes Apponyi, në ceremoni ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti i Kryqit të Kuq në Hungari dhe ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm i Hungarisë në Parlamentin Evropian Georg von Habsburg, ish-Sekretari i Shtetit për Kulturën, poeti Géza Szőcs, përkthyesi në shqip i librit të Josephine Dedet, z. Xhimi Lazri, si dhe autoritete të pushtetit lokal. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 4 mars 2018.

The Embassy of the Republic of Albania in Budapest and the József Károlyi Foundation opened in the European Cultural Meeting Center the exhibition “Apponyi Geraldine, White Rose of Hungary, Albanian Queen – Remembrance (1915-2002)”. The exhibition was organized in cooperation with Mrs. Angelica Károlyi, Cultural Director of the Foundation, which offered generously the premises of Károlyi Castle in Fehérvárcsurgó. In his speech, Ambassador Spasse considered Queen Geraldine as a symbol of friendship between the Albanian and Hungarian people.

The opening ceremony was followed by the presentation of the book “Geraldine, the Queen of Albanians” by its author, Mrs. Josephine Dedet. Friends and relatives of Apponyi family were joined by Mr. Georg von Habsburg, former President of Red Cross in Hungary and Hungary’s Ambassador extraordinary to the European Parliament in 1996, by Mr. Géza Szőcs, poet and former Secretary of State for Culture, by Mr. Xhimi Lazri, translator to Albanian of the book “Geraldine, the Queen of Albanians”, as well as by representatives of the local authorities.

The exhibition will stay opened until 4 March 2018.