SHPERNDAJ

Propozimi i Princ Lekës për Bashkim Kombëtar nën një Kurorë Mbretërore, jo vetëm është mirëpritur nga ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, por sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të bashkuar shqiptarët e Shqipëris dhe ato të Kosovës.

Ndocaj mbështet Princ Lekën duke kundërshtuar propozimin e Kryeministrit Rama për një President të Përbashkët. Sipas tij një shtet monarkik do sillte drejtësi dhe zhvillim ekononik për Shqiptarët.

Ja shkrimi i plotë i ish-deputetit Eduart Ndocaj në Facebook
BASHKIMI KOMBETAR – PAVARESIA FINALE E SHQIPTARVE.

“Fillimisht deshiroj t’iu përcjell qytetarëve të Kosoves urimet me të mira për festen e 10 vjetorit të pavaresis së tyre si dhe ti bashkohem deshires se Princit Leka me këtë rast.

Duke bashkuar urimin tim, si lider politik dhe mbi të gjitha si qytetar i Republikes Shqiperis deklaroj mbeshtetjen time për platformen që Princi Leka shpall në drejtim të realizimit të ëndres për bashkim kombetar shqiptar.

Është më së e vërtetë se sot në Europe të gjitha shtetet monarkiste janë jo vetëm një model zhvillimi ekonomik e kulturor por edhe shembull i funksionimit të demokracis.

Shqiptaret , duhet të bashkohen dhe të pranojnë të udhëhiqen nga një KUROR MBRETERORE se sa nga një president i përbashket siç deklaroj Kryeministri Rama në Kuvendin e Kosovës.

Shqiptaret e Kosovës dhe të Shqipëris ndjehen jo vetëm të zhgenjyer nga udhëheqësit e tyre por edhe të irretuar nga teatrimi i tyre shtiracak si ‘baballarët e rinjë të kombit’. Gjaku dhe sakrificat per liri e bashkim duhet të na ndërgjegjsoj me shumë të gjitheve.

Koha na fton ta festojme sebashku një dite të vetme e të shenjtë PAVARESIE e jo të ndar në data-përkujtimore. Uroj gjithashtu se shqiptarët do dijne ta lexojnë me plot shpresa thirrjen e Princit Leka dhe të mos hutohen pas deklaratave spekullative të kryepushtetarve shqiptar të dy shteteve tona.

Zoti jua plotesofte shqiptarve aspiraten e bashkimit kombetar si dhe fuqizimin e Kombit tone liridashes.