SHPERNDAJ

Pse ma ke permendur emrin tim per keq ne nje shkrim tendin … po nuk te pelqyen komentet e mija tek Report TV ..mos i degjo , nderro kanalin dhe je ne rregull .. s’ka c’te duhet ty dhe asnjerit se cfare shkruaj e flas une …se ke shaj e ke fyej, se ke sulmoi e ke mbroj une ….keshtu me shkruajti ne nje sms te tij ne inbox tim nje prej atyre pseudogazetareve provinciale me emrin Eduard Ilnica qe dje dolen nga veza………

Dhe eshte pikerisht ky provincial pervers e i pa ndreqshem qe se bashku me nja dy -tre gazetaruce te tjere militante te Partise ne pushtet e mercenare te paguar te Shefave te tyre … i kane shnderruar mediat e tyre private ..Radio, tv e gazeta ne altoparlante e mure te pista ndaj cdo gjeje te mire shqiptare duke share, fyer, ofenduar, perbuzur e neperkembur c’te mundin…boll qe ata te marrin cmimin e premtuar dhe te mbushin xhepat e pa ngopur kurre.. …

Vrer ndaj komunitetit sportiv shqiptar, helm e vrer ndaj Skenderbeut, kazane te tere llumi e shpifjesh ndaj institucionit drejtues te futbollit shqiptar, akuza te neveriteshme ndaj shume figurave te shquara e te respektuara te futbolllit tone etj etj ..pa mbarim dhe ne vijimesi …dhe ky palaco e birbo i pa fytyre ka edhe guximin e kurajon te me thote mua …po nuk te pelqyen komentet e mija nderro kanalin e TV…???

Ndaj kembengul fort prej kohesh qe Shqiperia sikurse ka nevoje urgjente per Dekomunistizimin e saj nga rrenjet , per Reformen ne drejtesi e vetingun ne politike .. e per te ndrequr edhe Malin e halleve te shumta te saj… po kaq duhet te beje nje ore e me pare passtrimin e mediave te saj shqipfolese ose Vetingun special ne median e saj kapur tashme ne cdo segment te saj nga mafia, korrupsioni e politika…. nga mercenaret e militantet, nga te pa aftet e injorantet, nga provincialet e te pa fytyret.. qe po ja nxijne jeten dita – dites…duke i ngulur thiken pas shpine…

Per kuriozitet po lexoja profilin e biografine e ketij perversi ne Internet …Gazetar, analist, komentator, menager, drejtor marketingu, prezantues e promovues turizmi, shef redaksie, kryeredaktor, redaktor, kordinator sportiv, drejtor teknik klubi, etj etj..

Por kur u specializove e u shkollove per te tera keto o koqe kandari..kur kemba jote ‘ shyqyr zotit”…pati fatin te shkele ne asfaltin e Tiranes vetem pas 1991….???

Te gjithe ne shqiptaret per nga origjina jemi sadopak fshatare e katundare dhe ketu nuk ka asgje te keqe perkundrazi jemi krenare per origjinen tone…por ka vertet ca lloj katundaresh qe me te drejte miku im i mire e i hershem i qytetit – Kryeqytet Tiranes..ku jetova per 40 vjet…Tur Zhegu …detyrohej te thoshte shpesh…Katunari osht hall i modh…

Dhe paska patur te drejte ai kodosh kinezi..Mao Ce Duni tek thoshte e fliste per ato lloj teorish te tij qe Fshati te rethoje qytetin e ku ta dij une…c’ka e bene Boten qysh atehere ne kohe te tij e deri me sot edhe me lemsh se c’ishte..

Natyrisht kur kerkon si manjak i semure ti besh te tera ose kur te vene ne resht e te urdherojne se Shefi e Partia kerkojne qe ti te besh kete , ate por edhe kete tjetren …kurren e kurres nuk ke per te bere sagllam as njeren prej tyre ..ndaj do fillosh te dalesh nga vetja e te shnderrohesh ne vegel a vemje e peshtire e atyre qe te urdherojne e te paguajne..do fillosh te shash, te shpifesh, te sajosh , te , fyesh e ofendosh..e aq me shume kur per biografi personale ke ardhjen tende te djeshme nga provinca,,me kepuce me qafa, me triko leshi, me corape te verdha e valixhe druri…. me bllok e laps spiunimi per kedo ne xhep etj… vecori tipike keto qe ju duhen Shefave per militantet besnike e mercenaret e tyre me pagese..

Dhe mercenareve si puna e ketij faqeziu qe gjen edhe kurajon te te fyeje..nuk ju ben ende edhe sot pershtypje fakti qe serisht ngaterrohen rrugeve te Tiranes se madhe qe ka mijera e mijera shtepi ..krahasuar me fshatin e tyre me gjithe – gjithe 50 te tilla …nuk ju ben fare pershtypje edhe pse ende vazhdojne te ndrydhin kaviljet ne asfaltin dyst te Tiranes…si rrezultat i mbajtjes se kepuceve me qafa per nje kohe shume te gjate… nuk kane turp as nga e verteta, por edhe as nga budallalliku e injoranca e tyre …dhe fatkeqesisht nuk eshte vetem 1 e po hajde se po ja bejme kabull…por jane shtuar ca si shume..

Here thone se quhen Eduarder, here Xhoder, here Fatjoner, here Pano, apo edhe me keq akoma Mero, Mucer, e vari teneqen…sic thote populli… emra provincialesh te perzjere me pak arome parfumesh Mali… te mbajtura ne xhep … e pak xhele flokesh qytetarie te sforcuar te pas viteve 90… e qe pa ju ber syri terr prej askujt i kane vene vetes e emrit te tyre perpara edhe ca tituj te blere e te vjedhur si… Doctore, Profesore, Docente, Asistente, Menagere, Drejtore, Shefa Marketingu e Turizmi, Kryeredaktore, etj etj …ku ku e marre e zeze ..thone shkodranet ne te tilla raste kur cmenduria kalon cdo lloj imagjinate ….

Ndaj jo me kot kam kohe qe kam kembengulur qe jo vetem sportit shqiptar e jo vetem Skenderbeut, jo vetem futbollit tone por gjithe Shqiperise e shqiptareve ne cdo hap te jetes se tyre …e keqja e tyre me e madhe ..ajo c’ka i ka shkaterruar e po i shkaterron cdo dite e me shume drejt rafshimit te cdo vlere te tyre njerezore e kombetare , qytetare e civilizuese….ju vjen pikerisht nga ky lloj- soji i ketyre vemjeve e zvarranikeve te ndyre, te neveritshem e te peshtire …nga ku lloj gjaku i shprishur qe me te drejte i fshikullonte aq fort e pa meshire Konica yne i madh ..deri ne deshperimin e tij ekstrem tek shkruante i mbytur mes zhgenjimit total..Shqiperi te kam Dhjere ..ti nuk behesh asnjehere…

…Dhe vertet…pa shkulur nga rrenjet shkurret e ferrat e mesiperme Shqiperia jo qe nuk behet por edhe as qe ka ndermend te behet ndonjehere edhe per vite e vite me radhe qe do te pasojne ne historine e saj …derisa nje dite shqiptari te heqe dore perfundimisht se menduari se si ti beje gropen shqiptarit …. e se si te varrose Atdheun e tij..

Populli thote…Budallait hapi rruge..ndersa une them JOOOO…kurre mos i hape rruge ..derisa te mesohet qe te ece vetem ne rrugen e tij ne ate te budallenjve e te budallallikut te tyre e derisa aty ti hane koken njeri -tjetrit …

A.R.DOSTI