Mashtrim kompjuterik me ndihmat për fëmijët në nevojë, arrestohet 34 vjeçari

KreuAktualitet

Mashtrim kompjuterik me ndihmat për fëmijët në nevojë, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një person të shpallur në kërkim për mashtrim kibernetik, në vijim të operacionit policor të koduar ‘Kameolonët 2’

Personi i ndaluar është Arsen Memaj, 34 vjeç.

‘Vijon operacioni policor i koduar "KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

Në operacionin e parë u godit njё rast i veprimtarisё kriminale nё fushёn e krimeve kibernetike nё qytetin e Pogradecit. Ku u vendosën nё pranga gjashtё shtetas tё cilёt kishin ngritur një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare shtetas shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal, sipas njofitmit tё policisё.

Për një periudhë rreth 6-mujore, shtetasit kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare.