SHPERNDAJ

Të dashur bashkatdhetarë të Kosovës, ju uroj nga zemra Gëzuar Pavarësinë!

Në këtë 10 vjetor kemi patur plot sfida, për njohjen e shtetit të ri, për perforcimin e stabilitetit me maturi, për krijimin nga eshtrat e luftës të një shteti modern.

Liria e Kosovës është fituar me shumë sakrifica, me heronj të panumërt, që luftuan për familjet e tyre dhe për Kombin tonë në tërësinë e tij. I bëj thirrje shtetit te Kosovës mos lejojë kurrsesi që trimat e saj të harrohen!

Të gjithë Shqiptarët kudo që janë, janë krenarë për Shqiptarët e Kosovës dhe për ate çka ata realizuan. Por sfidat e medha nuk arrihen të vetmuar. Ne patëm fatin e madh të mbështetjes së pakushtëzuar të aleatëve tanë të cilët luftuan bashkë me ne krimin dhe gjenocidin ! Për këtë do ti jemi përjetë mirënjohës!

Uroj qe të punojmë në vazhdin të gjithë bashkë për ëndrën tonë të Bashkimit të Bekuar Kombëtar!

Princ Leka II