PSG-ja me plane serioze për të dominuar Europën, kërkon me çdo kusht Mesin

KreuSporti

PSG-ja me plane serioze për të dominuar Europën, kërkon me çdo kusht Mesin

PSG-ja kërkon të qëndrojë mes më të mirave të Europës dhe për këtë flet merkatoja e klubit francez.

Përveç rinovimit me brazilianin Nejmar, drejtuesit e klubit parisien kërkojnë të afrojnë në radhët e tyre edhe sulmuesin e Barcelonës, Mesi.

Siç raporton BeIN Sports, argjentinasi Di Maria ka biseduar në telefon me ‘pleshtin’ dhe e ka ftuar të vijë në Paris.

Megjithatë Mesi është në bisedime për zgjatjen e kontratës me Barcelonën e në rast se kjo nuk ndodh, PSG-ja është favoriti kryesor për ta marrë pas tërheqjes nga gara të Manchester City-t.