SHPERNDAJ

Eshte shuar ne moshen 92 vjecare ne shtepine e saj ne Teksas ish Zonja e pare e Shtepise se Bardhe ne vitet 1989-93.. dhe Bashkeshortja e ish Presidentit George H.W.Bush …por edhe Nena e po ish Presidentit George W.Bush….zonja e nderuar dhe fisnike amerikane Barbara Bush…

Me probleme pulmonare dhe c’rregullime kardiake te cilat e renduan se fundmi edhe per shkak te moshes , znj. Bush refuzoi mjekimin dhe kurimin e metejshem mjeksor duke vendosur qe fundin e saj e largimin nga kjo bote ta priste e qete ne shtepine e vet dhe e rethuar me dashurine e respektin e familjes se saj te madhe dhe njerezve te saj me te dashur …

Barbara Bush..nje zonje fisnike dhe teper e respektuar ne historine e vendit dhe popullit te saj do te kujtohet kurdohere me simpati e mirenjohje te vecante pasi mbetet e vetmja grua ne historine e Amerikes qe i dha Kombit te saj 2 Presidente te USA…Burrin dhe Djalin ..Bushet e famshem Babe e Bir…

Barbara ishte nje ndihmese e madhe besnike, kurajoze e guximtare ne te gjitha periudhat kur dy burrat e medhenj te Amerikes kishin ne duart e tyre fatin e Botes…kontributi dhe ndihmesa e saj ndaj Presidenteve Bush ne mbarevajtjen e puneve te tyre te medha e te nje rendesie te jashtezakoneshme ka qene vertet mbreselenese…ndaj dhe amerikanet i jane asaj mirenjohes perjete..

Ne konteksin e respektit dhe simpatise qe familja Bush kishte ndaj Kombit shqiptar dhe shqiptareve si popull …Barbara Bush ka luajtur nje rol te dores se pare pasi mese njehere hapur, qarte e publikisht ajo ka folur me respekt e konsiderate te vecante per Shqiperine e shqiptaret…

Per shume aresye e momente kyce te historise se tyre kombetare ku vendimet e Presidenteve Bush …Babe e Bir kane qene decizive per fatet e tyre ….. shqiptaret i jane e do ti jene mirenjohes perjete familjes presidenciale amerikane BUSH…

Lamtumire zonje e nderuar …

U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte Dheu i vendit tend…

Jam mese i sigurte se ne keto momente te veshtira per familjen BUSH ..te gjithe shqiptaret e vertete, te ndershem mirenjohes e patriote jane prane tyre me ngushellimet e sinqerta njerezore si dhe me respektin e vecante ndaj tyre per gjithcka qe ata bene per ta…

A.R.DOSTI