SHPERNDAJ

.Te gjorit Skenderbe i shkoi jeta vec lufte…
Mire se armikun e njihte mire dhe e kishte perballe dhe e dinte se si ta luftonte e te fitonte mbi te…por nuk ju ndane kurre as djje e as sot Miqte – armiq ose thene ndryshe gjakprishurit e te njejtit gjak..ose sic njihen tashme ne terminologjine popullore e historike shqiptare…Hamzate..

A po e shihni se si keto dy tre ditet e fundit neper disa studio televizive te investuara prej tyre Hamzate moderne me lloj – lloj mbiemrash Rama, Gjici, Shyti, Prodani, Baze, Laci etj etj .. e me emra te tille si Tema, News 24 , Panorama, Report Tv ….here ne rolin e llaxoreve e here ne ate te kukuvajkave ..po nxitojne te kerkojne denimin maksimal e sa me pare te jete e mundur te armikut Skenderbe….

Nga ana tjeter Neperkat e verteta helmuese ..bejne sikur rrijne nen hije e nen gure …diku aty brenda a rreth e rrotull Parlamentit shqiptar.. ..dhe presin te shohin e te ndjejne tashme efektin e helmit vdekje-prures leshuar prej tyre…

Ne te njejten kohe .. si nje ”kor tipik kukuvajkash” ndjellakeqe… e per nje cast edhe si puna e Kameleonit …Miqte – Armiq.. te Skenderbeut ..nisen te nderrojne lekure e te vajtojne per gjoja keqardhjen qe ndjejne nga ky denim i tij pasi ai do te denoje ne radhe te pare edhe vete futbollin shqiptar ne teresi..

Po a besohen Kameleonet ..dhe a te sjelle ndopak gezim kenga e trishte e kukuvajkes?…
Sipas meje e nje llogjike te shendoshe kurresesi JO..

Sepse eshte njelloj si te flesh me Gjarperin ne te njejtin krevat…

Publikisht dje permes nje postimi tim publik ju bera me dije se ne Dosjen Skenderbeu ..ndodhen edhe disa deshmi te dy Deputeteve te Pozites politike shqiptare si dhe nje tjeter e nje ish drejtuesi te larte te FSHF…

Ne pozicionin e te akuzuarit e qe ligjerisht ka te drejte te njihet me detaje me akuzat e akuzuesit e tij Studioja Ligjore e kontraktuar nga klubi korcar le ta verifikoje edhe kete fakt teper te rendesishem per te pare e provuar nga afer se cilet jane pjestaret e vertete te Korit te Kukuvajkave.. ose ata qe sic i quan Presidenti i ketij klubi.. z. Takaj..Lobi shqiptar anti-skenderbe…

Edhe pse sekret per shkak te vazhdimit te hetimit e zbardhjes se plote te tij ..ju siguroj me shume se 100 perqind se edhe kercenimi me jete i dy avokateve e agjenteve te UEFA..si dhe SMS e tyre agresive nga Shqiperia nuk e kane origjinen ne Korce por ne Tirane…

Per te lehtesuar sadopak poziten e tij teper te renduar nga nje Kor i stermadh Kukuvajkash shqiptare ne dem te tij..i takon serisht Zyres Ligjore mbrojtese te korcareve qe urgjentisht te kerkojne e insistojne ne zbardhjen e ketij procesi..pra te kercenimit me jete te zyrtareve te UEFA..e me pas le te ndjeke e te vazhdoje hap pas hapi luften e betejen e tij ligjore ne pastrimin e figures e te imazhit te tij moral, sportiv e qytetar..

Duke menduar se permes Skenderbeut po godasin Armikun e tyre Duken apo edhe vete Federaten Shqiptare te Futbollit te cilet nuk arriten ti merrnin a ti rrezonin dot me 7 shkurt …Kukuvajkat kane nisur te behen me agresive e sigurisht edhe me fort qaramane duke ndjelle vec fatkeqesi ne futbollin shqiptar…
Ne kete kuader ,personalisht jam kunder edhe Deklarates tip- larg bythes sime bere nga Fshf…..ku gjithcka banalisht ja le si kopilin ne dere Skenderbeut…..Nese Skenderbeu eshte per tu denuar sepse faji I tij do faktohet e vertetohet e jo hamendesohet….atehere te gjithe se bashku le ta denojme fort kete fenomen te shemtuar ne futbollin shqiptar……Por nese eshte per tu mbrojtur hajde ta mbrojme se bashku tani ….sepse mbrojme nje nga krenarite e futbollit shqiptar e jo thjesht Skenderbeun si ekip..
Se fundi..Korca ..qyteterimi e kultura e saj .. populli i saj i civilizuar kahera ..traditat e saj te shkelqyera sportive nuk e kane per zakon gjuhen e rrugacit, te kercenuesit e te vrasesit…

Se cili e se cilet e perdoren kete lloj gjuhe duke na kercenuar te gjitheve ne komunitetin shqiptar te futbollit opinioni publik shqiptar e pa dhe e degjoi fare qarte gjate fushates zgjedhore per kreun e ri te FSHF..ku fjalet Prokurori, Gjyq, Ndjekje penale, Burg..etj ishin pothuajse te pernateshme ashtu sic kane qene te perditeshme ne gjysemshekullin e shkuar tragjik bolsheviko-komunist ..te jetes burg te Shqiperise e shqiptareve…

Dje na ulerisnin e kercenonin Baballaret e tyre…sot na shantazhojne e kerkojne te na frikesojne pjellat bastarde te tyre…

Ndaj ..ta qaj hallin o i gjori Skenderbe…te shkoje e tere jeta lufte..
Prandaj edhe shqiptareve ne te tilla raste historia ju la amanet nder te tjera edhe nje fjale te urte e te mencur qe thote…
….Zot me ruaj nga i imi se nga armiku e di fort mire se si ta ruaj veten ….

Dhente zoti nje ore e me pare qe Kori i Kukuvajkave ..me kengen e tij kobzeze e ndjellakeqe ti kendoje vete-vetes …

Thone qe kur kendon Kukuvajka a Kukumjacka..sidomos naten vone a heret ne mengjes..sjell fatkeqesi….vaj halli se c’duhet tu sjelle ketyre qe s’pushojne se kenduari alla kukumjacka gjithe diten e dites Non Stop..
Se po i bere Gropen tjetrit …bije vete i pari brenda ne te…

A.R.DOSTI