SHPERNDAJ

Stephen Hawking ndërroi jetë sot në moshën 76 vjeçare. Trashëgimia e tij do të jetojë në brezat e ardhshëm.
Stephen William Hawking, i lindur më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe – ishte një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 shef i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdorte një kompjuter të posaçëm folës.