SHPERNDAJ

Një rrugëtim për të rizbuluar imazhin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kështu është konceptuar itinerari muzeal, “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”. Një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjesërisht ta pashfaqura më parë, nga nesër pritet të hapet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Nuk bëhet fjalë këtu për një ekspozitë pikture, por për një koncept të ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.

Muzeu do të ofrojë edhe imazhe të kulturës arbëreshe për ta ftuar publikun në një bashkërrugëtim me trungun e moçëm të Diasporës.

Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët, prej ditës së sotme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes. /Lexo.al/