SHPERNDAJ

Kushedi sa do jete merzitur Gramoz Ruci qe Atdheu i tij Mema – Rusi u eliminua dhe u largua nga Boterori qe po zhvillohet ne shtepine e Putinit….dhe kushedi sa do kene qare bolsheviket e thekur Servet Pellumbi, Fatos Klosi, Baba Taku, e kelyshet e tyre Mut Nano, Merua, Fevzua e co per eliminimin e skuadres se tyre te zemres…

Sa per humor …se sinqerisht e urrej ngaterrimin e politikes me sportin e aq me shume qe ne rastin konkret Rusia i ka bere ketij boterori nje organizim te shkelqyer e gati ne perfeksion.. ne cdo element te tij…

Drame me vete ka qene ndeshja e Socit.. Rusi – Kroaci.. 1-1 loja e rregullt…2-2 shtesa dhe 4-3 penalltite dhe Kroacia e sheh veten per here te dyte ne Gjysemfinalen e nje Boterori..pas atij te 1998..ku u rendit e treta me yjet e saj te atehershme Shuker, Boban, Jarni, Prosinecki etj..

Rusia ne gjysemfinale?….

Sinqerisht do me cudiste shume me teper se sa edhe vete eliminimi i Gjermanise , Argjentines, Spanjes e Brazilit.. nga ky boteror…

Po kaq sa jam teper dyshues per ate lloj energjie fizike e freskie te tille te ruseve krejtesisht e pa zakonte per nje ekip e per futbollistet e tij ne kesi turnesh e ne kete stad..ne ndeshjen e peste brenda 23 ditesh???

E tek mendon qe ruset ne kete hark kohor kane luajtur pothuajse 6 ndeshje …natyrisht duke llogaritur edhe shtesat e penalltite ne dy raste …dyshimet e mija per gjendjen e tyre ” te fresket e konstante ” fizike .. per ta jane vertet teper serioze .

Nejse .. ne gjysemfinale jane me plot merite ato ekipe qe ne suksesin e tyre nuk i vodhen askujt asgje..Belgjika – Franca dhe Anglia e Kroacia..

Dhe per here te peste ne historine 88 vjecare te boteroreve do te kemi nje mini-turne puro europian.. keshtu ka ndodhur me pare me 1934..Itali, Ceki, Gjermani , Austri..me 1966 ..Angli, Gjermani, Portugali , B.Sovjetik, ..me 1982 ..Itali, Gjermani, Poloni, France,…me 2006 ..Itali, France, Portugali, Gjermani..dhe tash me 2018..France, Belgjike, Kroaci dhe Angli…

Per here te 9 finalja gjithashtu do te jete puro europiane e pritet qe bilanci i Trofeve Amerika Jugore – Europe te shkoje ne 12- 9 ..per europianet..nderkohe qe 10 here finalja ka qene mixe..e vetem 2 here puro amerikano-jugore…

Per here te 4 radhazi , pra ne kater boteroret e fundit ..Trofeu mbetet ne Europe.. ne kontinentin qe e shpiku kete loje magjike

Franca eshte per here te 6 ne gjysemfinale ..eshte 1 here Kampione 1998… 1 here nenkampione, 2 here e treta e 1 here e katerta…

Anglia per here te dyte ne gjysemnfinale…eshte 1 here Kampione 1966…dhe me 1990 e katerta…

Pas 28 vjetesh thyen tersin e penalltive, pas 28 vjetesh rikthehet ne kater me te mirat e pas 52 vjetesh kerkon Trofeun e munguar ne Atdheun e futbollit…..

Belgjika …per here te dyte ne gjysemfinale…me 1986 ka qene e 4-ta..

Kroacia po per here te dyte ne gjysemfinale…me 1998 ka zene vendin e trete…

Me bukur se kaq prishet…

Anglia e Franca per here te dyte apo Kroacia e Belgjika per here te pare…te shohim e te presim…

Personalisht do te me pelqente nje finale Belgjike – Kroaci ..por edhe Angli – Belgjike apo Angli – France ose edhe Kroaci – France e cdo lloj perplasje tjeter e tille do te ishte argetuese per te gjithe dashamiresit e futbollit…

Sidoqofte ne dramen e Socit..Kroacia e pati me te veshtiire se sa parashikohej…

Golat e Cerishev ne te 31 min. dhe Kramaric ne te 39…e kane mbyllur lojen e regullt 1-1..

E serisht te dyja ekipet per here te dyte ne kete boteror i drejtohen shteses se bezdisshme….por edhe ketu nga nje gol per sejcilin ekip….Vida per kroatet ne te 100 min…dhe Fernandez ne te 115…dhe perfundimisht 2-2..

E nga pika e bardhe heronjte kroate quhen Subashic [ qe luajti i demtuar e me shpirt nder dhembe] .. por qe riperserit suksesin e tij individual si ne ndeshjen ndaj Danimarkes tek pret penalltine e Smolov …dhe Rakitic qe realizon penalltine decizive dhe e con Kroacine aty ku duhet dhe ku e meriton te jete…nder 4 me te mirat e boterorit…heroi tjeter quhet Luka Modric i cili sot luajti te 111 ndeshje te tij per Kroacine..

Edhe rusi Akinfejev ka pritur penalltine e Kovacic..por nuk ka mundur dot te riparoje gabimet e Smolov dhe Fernandez..dhe perfundimisht 4-3 prej pikes se bardhe e per here te dyte zoti ka qene ne krah te kroateve…

Ne ndeshjen qe u luajt me heret Anglia e pati me te lehte se sa e mendonte perballjen e saj ndaj Suedise..

Me pare ka qene Maguire ne te 30 min. dhe ne pjesen e dyte ..ne te 58 min. Delle Ali..e qe te dy pas goditjesh tipike angleze ..me koke i kane dhene fitoren e paster 2 – 0 Anglise..ose me sakte sikurse paskam qejf ta etiketoj ..nje fitore Made in England..sepse e tille qe ne fakt…per nga menyra e lojes por edhe per nga lloji i golave te realizuar..

Nje Angli qe e kontrolloi dhe e dominoi lojen edhe pse ndeshja nuk u ngjit dot ne ate lloj niveli qe te mund ta quash e bukur, me ritem apo edhe emocionuese..

E tash do te perjetojme festen e vertete te futbollit europian packa se turneu quhet Boteror…

Te marten me 10 korrik ne Saint Petersburg do te kemi nje ndeshje kryeveper France – Belgjike dhe nje dite me pas me 11 korrik ne Moske ..takimin intrigues Angli – Kroaci…

E pra Boterorit i erdhi fundi sepse normal…cdo fillim e ka edhe nje fund apo jo..?

Kane mbetur edhe vetem kater ndeshje ose me sakte edhe vetem 360 minuta loje te rregullt [ lus zotin jo me shtesa e jo me penallti ] …jane per tu luajtur 2 gjysemfinalet , finalja e te mundurave 3-4 ….dhe te Djelen e 15 Korrikut Finalja e madhe ne stadiumin Luzhniki te Moskes.

Adriatik Riza Dosti