SHPERNDAJ

Penalltite e cmendura …qe derguan Rusine e Kroacine ne Cerekfinale dhe Spanjen e Danimarken ne Shtepi….

Ka qene nje e Djele e tmerreshme dhe e marre teresisht kjo e 1 korrikut te 2018 ne boterorin rus …

Dhe dy jane heronjte e saj ..i pari quhet Igor Akinfejev dhe eshte portieri i Rusise dhe i dyti mban emrin Danijel Subashic dhe eshte portieri i Kroacise …

Te dy kane bere mrekulline per skuadrat e tyre.. rusi ka pritur penalltite e Coke dhe Aspas ndersa kroati ato te Eriksen, Shen dhe Jorgensen e te dy ju kane dhene skuadrave te tyre bileten e lakmuar te Cerekfinaleve e si per ironi te fatit po te dy keta portiere do te jene perballe njeri tjetrit ne ndeshjen e se Shtunes se 7 Korrikut ne Sochi…Rusi – Kroaci….

Nje Boteror i mbushur plot me surpriza sa te kendeshme po aq edhe te pa besueshme..

Nje boteror qe nisi per Djale e po na del Goce…

Filloi me Meksiken qe mundi Gjermanine e vazhdoi me Japonine qe mundi Columbine ..dhe Korene qe mund serisht Gjermanine e tronditi boten e futbollit …

Dhe te medhenjte ikin radhazi koke ulur …Gjermania, Polonia, Argjentina, Portugalia, Spanja, Mesi e Ronaldo dhe per pak edhe Kroacia… e Modric…

Spanje – Rusi ..shkoi si nuk pritej..me shtese e pastaj penalltite vrasese ..

Ishte nje futboll qe te merzite Bythen…keshtu thoshim ne dikur ne rinine tone per ndeshje qe ishin te merziteshme e qe s’na pelqenin hic..

Nis me gol ose me sakte me autogol ne favor te spanjolleve pasi aty ku eshte Ramos eshte edhe sherri , rremuja e mbrapesia ..

E me pas Pike shkakton nje penallti qe shndrrohet ne gol nga Dzuba dhe vetem kaq . 1-1 ..dhe ne vijim shtesa e merziteshme [qe sipas meje duhet hequr urgjentisht nga rregullorja e futbollit sidomos ne turne te tille qe i cfilit e i torturon ekipet e lojtaret qe jane te detyruar te luajne gati cdo 3-4 dite ] …e ne mbyllje penalltite ..ku shkelqen Heroi i portes ruse Akinfejev..dhe Spanja largohet kokeulur per ne shtepi duke marre me vehte pse jo edhe Mekatin ndaj Lopeteguit..

Asgje nuk beri Spanja me shume se sa Rusia per te marre fitoren e kualifikimin edhe pse kontrolli i topit ishte dukshem pro saj 76 – 24 perqind …por ja qe boterori ka rregullat e tij strikte mund te shkosh me tej edhe prej pikes se bardhe e jo thjesht nga loja…..e ky fat kete radhe ishte me vendasit e organizatoret e tij ..

Per here te pare ne historine e tij qe kur ishin lejuar nderrimet e lojtareve ne boterorin e 9 te 1970 ne Meksike boterori na serviri zevendesimin e katert ..qe tashme lejohet vetem ne kohen shtese…e po per here te pare ky boterori 2018 startoi me shtesen e bezdisshme e penalltite vrasese…

E tashme boterori duam apo nuk duam ne ka percjelle 4 nga pretendentet e tij madhore Gjermanine, Argjentinen, Spanjen e Portugaline..dhe mban ende brenda vetes surpriza te tjera…

Nje ndeshje e mbyllur dhe teper strikte taktikisht ajo mes Kroacise e Danimarkes edhe pse u mendua ku e ku me e lehte per ballkanasit qe kishin bindur jo pak deri me sot..

Brenda 3 minutave 2 gola te rremujshem nga nje ne sejcilen porte dhe 1-1 …rrezultat qe nuk ndryshoi me deri ne perfundim te kohes se rregullt..

Serisht shtesa e tmerreshme …dhe ne fund te saj nje asist brilant i Modric per Rebic qe pengohet brenda zones daneze dhe penallti….

..E ka gabuar me i miri i kroateve, ylli i tyre..Luka Modric.. ashtu sikurse gabuan me pare po ne kete boteror edhe yje te tjere si Mesi e Ronaldo….

Shmajkel Junior ..i biri i Shmajkelit te famshem danez ka pritur..dhe bileta e cerekfinalistit te radhes do te vije tashme po nga pika e bardhe….dhe kroatet jane te tronditur jo pak..

Ne cast me shfaqet hija e frikeshme e asaj Danimarke super – surprize te Euro 92 ..kur nga e ftuar prej rruge u shpall Kampione e Europes..dhe nis te lutem per kroatet qe te qendrojne e te mos ikin kaq shpejt prej ketij boterori,,

E ketu serisht Shmajkel ben me te miren e tij te mundeshme per danezet tek pret goditjet e Badelj e Pivaric…por eshte akoma edhe me i mrekullueshem e magjik portieri kroat Subashic tek ndal radhazi gjuajtjet e Eriksen , Shen e Jorgensen dhe 3-2 ..e Kroacia shperthen ne lot por edhe ne feste..

E pra e meritonte te ishte aty ..midis 8 me te mirave ..e natyrisht duke menduar , besuar e shpresuar per me tej….e pse jo..nese do te dijne te luajne si ne grup e jo si kunder Danimarkes ..me siguri Rusine mund ta largojne fare kollaj.. duke besuar absolutisht se nuk di te jene aq te cmendur qe gjithcka ta cojne deri tek penalltite se nese ata kane nje Subashic edhe ruset kane nje Akinfejev…

Ruset me mire se kaq veshtire se kishin besuar, shpresuar e enderruar ndaj dhe i kane permbushur e madje tejkaluar te gjitha pritshmerite e tyre …. me larg zorr se shkojne dot..

Spanjollet u eliminuan me se shumti per mende e kokes dhe denuan vetvehten …se sa iken per merite te kundershtarit.. ..

Kroatet duket se kane rruge te gjate per te bere ne kete boteror por ishalla nuk i ndeshkon euforia e zakonshme e ne ballkanasve qe fluturojme me ate ”gjesendin” mbrapa..

Danimarka dha me te miren e saj te mundeshme ndaj u largua nga ky boteror me koken lart..

Te Henen ne kalendar jane perplasjet interesante …Brazil – Mexico dhe Belgjike – Japoni..ndeshje keto ku gjithcka mund te ndodhe edhe pse personalisht besoj mjaft tek kualifikimi pa probleme i Brazilit dhe i Belgjikes..

A.R.DOSTI